Për shkak të rrezikut nga përhapja e koronavirusit në vendin tonë, Ministria e Punëve të Brendshme, përkatëisht Agjencia e Regjistrimit Civil, ka bërë të ditur se nga dita e nesërme, më 09 korrik, shërbimet për vula apostile/verifikuese do të ofrohen edhe në dy komuna të tjera, transmeton Gazeta Metro.
Në njoftimin e MPB’së thuhet se përveç qendrës së Prishtinës, këto shërbime do t’i ofrojë edhe në komunat Prizren dhe Mitrovicë, në zyrat e Qendrave për Pajisje me Dokumente.
“Lusim të gjithë qytetarët të cilët kërkojnë që të marrin shërbime për vula apostile/verifikuese të drejtohen edhe në komunat Prizren dhe Mitrovicë.
Shpresojmë në mirëkuptimin e qytetarëve të Republikës së Kosovës!”, thuhet në njoftimin e MPB’së. /gazetametro.net