Loading…

​Vijnë konfirmime të tjera mbi të ardhmen e Vedat Muriqit nga Fabrizio Romano

  • 07/07/2022 | 08:29

​Vijnë konfirmime të tjera mbi të ardhmen e Vedat Muriqit nga Fabrizio Romano

Sulmuesi kosovar Vedat Muriqi shumë shpejtë do të bëhet me skuadër të re.


Shtatlarti nga Prizreni në sezonin e ri pritet të luajë për Club Brugge në Belgjikë pasi kjo skuadër raportohet se ka ofruar 11 milionë euro për shërbimet e tij, transmeton KosovaPress.

Pas lajmeve të së mërkurës, sot vijnë konfirmime edhe nga gazetari i njohur Fabrizio Romano i cili raporton se Brugge po e mbyll marrëveshjen për Vedat Muriqin me Lazion. Sipas tij, tani po diskutohen detajet dhe dokumentet përfundimtare janë përgatitur në mënyrë që negociatat të përfundojnë së shpejti.

Sezonin e kaluar Muriqi luajti si i huazuar te Mallorca ku pati paraqitje shumë të mira, ndërsa tek Lazio u transferua nga gjiganti turk, Galatasaray.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë