Loading…

1.6 milionë euro për zgjerimin e rrugës

  • 27/12/2016 | 09:13

1.6 milionë euro për zgjerimin e rrugës

Ministria e Infrastrukturës (MI) ka publikuar tenderin për zgjerimin e rrugës Liqeni i Badocit – Mramor – Grashticë e ku për këtë qëllim ka paraparë të shpenzohen 1.653.000 euro.

Në njoftimin për kontratë, të publikuar në uebfaqen e Komisionit Rregullativ të Prokurimit Publik (KRPP), thuhet se për operatorët ekonomikë (OE) që dëshirojnë të aplikojnë në këtë proces të prokurimit duhet ta kenë raportin e auditimit dhe të pasqyrave të audituara nga një kompani e licencuar e auditimit me reputacion për vitet (2013, 2014 dhe 2015), ku kërkohet që qarkullimi i OE-së ose grupit të jetë jo më pak se 500.000 euro.

Po ashtu, OE-të duhet të ketë kapital të mjaftueshëm për realizimin e kontratës, mjete të gatshme në xhirollogari nga kompania në bankë në vlerë prej së paku 50.000 eurosh, ose qasje të pakushtëzuar në kredi nga një bankë, shkruan Zëri.

Po ashtu OE-të duhet të kenë inxhinier të diplomuar të ndërtimtarisë me tre vjet përvojë pune pas diplomimit; Të ketë dëshmi se ka menaxhuar së paku dy projekte nga lëmi i kërkuar – rikonstruktimi ose ndërtimi i rrugëve, si udhëheqësi i punishtes; Po ashtu OE-të duhet të kenë edhe inxhinier të diplomuar të ndërtimtarisë me dy vjet përvojë pune pas diplomimit si udhëheqës i punishtes në projektet e ndërtimit, rehabilitimit apo rikonstruktimit të rrugëve; Minimum dy projekte të realizuara në lëminë e kërkuar.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë