Loading…

1 i vdekur e 10 të plagosur nga një shpërthim në tregun e Gazës, dyshohet për depo armatimi të Hamas

  • 22/07/2021 | 16:28

1 i vdekur e 10 të plagosur nga një shpërthim në tregun e Gazës, dyshohet për depo armatimi të Hamas

Pamjet dhe xhirimet nga skena e ngjarjes shihen struktura të shkatërruara dhe një re tymi që shihet nga larg mbi qytetin e Gaza. Sipas mediave palestineze shpërthimi ka ndodhur në tregun e Al-Zawiya të enjten në mëngjes e deri tani janë shënuar 1 i vdekur dhe 10 të plagosur, transmeton Gazeta Metro.


Të plagosurit janë transferuar në spitalin Shifa në enklavën bregdetare të qeverisur nga organizata terroriste Hamas. Policia e tyre po heton shkakun e shpërthimit.

Në xhirimet nga ngjarja vërehet si struktura e dëmtuar është nën flakë dhe tym dhe mund të dëgjohen shpërthime më të vogla para momenteve të shpërthimit të madh.

Ministria e brendshme e Hamas ka njoftuar se shpërthimi ka ndodhur në një shtëpi shumë katesh në treg, që ka rrënuar atë dhe dëmtuar shtëpitë dhe dyqanet afër.

Shpërthime të shkaktuara nga magazinimi i armëve në shtëpi të civilëve kanë ndodhur edhe më parë në të kaluarën. Në muajin janar të këtij viti një shpërthim ka shkatërruar një shtëpi në Gaza ku terroristët po përgatisnin eksploziv./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë