Loading…
1 milion dollarë , për atë që hackon një Iphone
  • 11/08/2019 | 22:57

1 milion dollarë , për atë që hackon një Iphone

Apple po ofron 1 milion dollarë për këdo që është në gjendje të hackojë një iPhone në testin e guximshëm të sistemeve të tyre të sigurisë transmeton Gazeta Metro


Apple po i jep 1 milion dollarë hakerit i cili mund të thyejë kodet e sigurisë së gjigantit të teknologjisë për të hyrë në një iPhone nga distanca.Është një rritje e konsiderueshme e shpërblimit nga shpërblimi 200,000 $ që Apple ka dhënë që nga viti 2016 për të stimuluar hakerat për të punuar me kompaninë, në vend se të synojnë hackim nan saj dhe përdoruesve teë saj.

Hakerët do të kenë një shans të fitojnë pagën më të madhe në këtë vjeshtë, njoftoi Ivan Krstic shefi i sigurisë së Apple, në një konferencë e cila u mbajt për  sigurinë e teknologjisë Black Hat të enjten në Las Vegas, raporton CNET. Me shkeljet e sigurisë gjithnjë e në rritje, CEO i Apple Tim Cook e ka quajtur privatësinë një ‘të drejtë njerëzore’ dhe e bëri të qartë se Apple është serioz në lidhje me mos mbledhjen e informacioneve personale dhe mbajtjen e 2 miliardë klientëve të saj në të gjithë globin, të sigurt nga hakerat.

‘’Kjo nuk është diçka që sapo filluam javën e kaluar, kur pamë se po ndodhte diçka. Ne e kemi bërë këtë me vite, ‘’tha ai për MSNBC. Vetëm muajin e kaluar, një haker ka hyrë në informacionet personale të 106 milion mbajtësve të kartave të kreditit Capital One ose aplikantëve të kartave të kreditit në SHBA dhe Kanada, e cila ishte shkelja më masive e të dhënave në kohën e fundit në një kompani kaq të madhe .

Apple nuk është e vetmja që po ofron shpërblime për hakerat, sepse edhe kompani të tjera kanë ofruar anipse shumë më pak se Apple. Rivali Google në korrik njoftoi se po ofron 30,000 dollarë për njerëzit që mund të gjenin të meta në shfletuesin e tij Chrome, raporton CNET.

Krstić tha gjithashtu se një numër i kufizuar i iPhone-ve të lehtë për tu hackuar do të shpërndahen vitin e ardhshëm dhe kjo do jetë një shans për këdo që mund të zbulojë gabime në këto pajisje.

Apple dëshiron të jetë e kujdesshme në shpërndarjen e tyre, për të parandaluar që hakerët ti marrin këto pajisje dhe ti shesin me çmim më të shtrenjtë te hackerët e tjerë . “Ne duam të tërheqim studiues të jashtëzakonshëm që janë përqendruar në platforma të tjera,” tha Krstic./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë