Loading…

1 vit me Thaçin president

  • Nga

  • 26/02/2017 | 18:24

1 vit me Thaçin president

Kur sot bëhen një vit nga zgjedhja e Hashim Thaçit, vendi mbetet në situatë të ngjashme që ishte edhe para se të emërohej ai. Ai erdhi në krye të vendit duke trashëguar një situatë të tensionuar politike, e cila e përcolli edhe gjatë tërë këtij viti.


Madje, analistë të shumtë e kanë cilësuar si minimal rolin e Thaçit në këtë situatë, e cila sipas tyre, mund të tejkalohet vetëm me zgjedhje të reja. Për këtë, më herët gazetametro.net kishte raportuar se janë të gatshëm të gjithë, përveç LDK’së që po udhëheq me qeverinë.

Ndërkaq, Thaçi nuk ishte aq i suksesshëm as në politikën e jashtme. Këtë vit Thaçi arriti të realizonte vetëm dy vizita. Ai shkoi vetëm në Turqi e Maqedoni. Po ashtu, Thaçi ishte edhe në Amerikë, por jo në vizitë zyrtare.

Ndërkohë, çka u ndryshua gjatë Thaçit në krye të presidencës, është se iu rrit roli në dialogun Prishtinë-Beograd. Krejt kjo, pasi BE’ja kishte kërkuar që në dialog të përfshihen edhe presidentët e të dyja vendeve.

Përveç që puna e Thaçit është vlerësuar minimale gjatë këtij viti, ai nuk ishte mirëpritur as kur ishte votuar për këtë pozitë. Nën gaz e protesta, Hashim Thaçi kishte arritur të zgjidhej në krye të Presidencës. Ndonëse ishte thënë se gëzonte përkrahje të gjerë për t’u zgjedhur si i pari i shtetit, ai arriti të bëhej i tillë vetëm në raundin e tretë të votimit.

Tashmë kreu i Kosovës, në raundin e parë të votimit kishte marrë vetëm 50 vota, të cilat nuk ishin as shumicë e thjeshtë. Në të dytin raund, Thaçi merr 64 vota, por prapë jo aq sa duhej. Ndonëse e kaloi shumicën e thjeshtë, zgjedhja e presidentit kërkonte dy të tretën e votave të deputetëve. Ndërkaq, pas dy raundeve votimi me dështime, Kuvendi shkoi në një pauzë, pas së cilës Thaçi bëhet president me 71 vota.

Kur ai po mbante fjalimin e parë si i zgjedhur, protestues opozitarë jashtë objektit të Kuvendit, po kundërshtonin zgjedhjen e tij.

Kundërshtim ndaj tij nuk po bëhej vetëm atë ditë. Opozita e kundërshtonte zgjedhjen e Thaçit edhe me protesta një javë më herët. Madje, kishin vendosur edhe tenda para Kuvendit për ta kundërshtuar atë.

Ndryshe, Thaçi është presidenti i 5 i Kosovës. Ai trashëgoi Atifete Jahjagën, e cila ishte pasardhëse e Behxhet Pacollit. Para tyre në krye të shtetit ishte Fatmir Sejdiu dhe presidenti historik, tashmë i ndjerë, Ibrahim Rugova./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë