Aplikacionet e smartfonëve janë bërë pjesë e pandashme e përditshmërisë tonë. Disa nga ta janë të dizajnuar që të na ofrojnë argëtim, të tjerë dizajnohen që të na bëjnë jetën më të lehtë duke na ndihmuar në çështje të ndryshme.
Më poshtë i kemi listuar 10 aplikacione që mund t’ju hyjnë në punë:
Spendee
Nëse doni t’i planifikoni financat tuaja, ky është një aplikacion që ju ndihmon të kontrolloni shpenzimet tuaja. Me Spendee mund të jeni efikas me shpenzimet dhe të ardhurat tuaja.
Cookpad
Ky aplikacion ofron një mori recetash nga e gjithë bota duke bërë gatimin argëtim të përditshëm. Cookpad është më i miri nëse doni të gjeni receta të thjeshta dhe t’i ruani ato.
Runtastic
Runtastic është aplikacion i shkëlqyeshëm si për fillestarë ashtu edhe për ekspertë të fitnesit dhe vrapimit. Është i dizajnuar që t’ju mbajë të motivuar, të përcjellë aktivitetin tuaj fizik dhe t’ju udhëheqë gjatë ushtrimeve.
Bike Repair
Këtë aplikacion jashtëzakonisht të nevojshëm duhet ta kenë të gjithë pronarët e bicikletave. Aty mund të gjeni shumë fotografi dhe udhëzime praktike rreth riparimit të bicikletave dhe problemeve të tjera.
MomentCam
Aplikacioni ju mundëson që t’i shndërroni portretet tuaja duke i bërë të duken si filma të vizatuar. Pasi ta keni bërë foton, aty automatikisht gjenerohet versioni i vizatuar i fotos. Pastaj atë mund ta rregulloni sipas dëshirës me elemente nga më të ndryshmett.
MSQRD
Me këtë aplikacion ju mund ta ktheni foton tuaj në një portret të ndonjë superheroi, kafshe të preferuar apo zombie.
Prisma
Me anë të këtij aplikacioni impresiv ju mund t’i ktheni fotot tuaja në punime të stileve që kanë përdorur piktorët më të njohur si Van Gogh apo Picasso.
Musixmatch
Musixmatch është platforma më e madhe në botë e teksteve të këngëve. Aty ju automatikisht mund të gjeneroni tekste për këngën tuaj të preferuar në çdo gjuhë që doni.
Binder
Ky aplikacion ju duhet nëse jeni duke kërkuar ndihmë për ta përfunduar lidhjen tuaj dashurore. Mund të tingëllojë qesharake por aplikacioni përdoret nga qindra njerëz nga e gjithë bota. Pasi t’i keni kaluar disa procedura, partneri juaj do të marrë një mesazh me arsyet pse ju po i jepni fund lidhjes.