Loading…

10 arsye pse ky vit u takon shqiptarëve

  • 28/11/2016 | 15:55

10 arsye pse ky vit u takon shqiptarëve

Viti 2016 mund të vlerësohet si vit i shqiptarëve. Ky vit shënoi një depërtim të madh të shqiptarëve në skenën ndërkombëtare të sportit, artit dhe teknologjisë.

Tashmë bota njeh më shumë Shqipërinë, Kosovën edhe shqiptarët që jetojnë në diasporë.

Në vazhdim janë 10 arsye se pse  viti që po lëmë pas mund të shihet si vit I shqiptarëve, sipas Kosovo-info.com

Kombëtarja e Shqipërisë në EURO 2016

Kombëtarja shqiptare e futbolli u kualifikua për herë të parë në historinë e saj në një garë të tillë botërorë. Bota për herë të parë pa djemtë kuq e zi

shqiperia-1

DJ më i mirë në botë bënë këngë me një shqiptare

Bebe Rexha ka qenë edhe më herët e njohur në Amerikë për disa hite të saj. Mirëpo, në verën e vitit 2016 ajo arriti një nivel më të lartë të famës kur ajo realizoi një këngë e cila doli ndër 10 më të mirat në 20 shtete të ndryshme. Bebe Rexha ka prindër shqiptarë. Dj më i mirë në botë, Martin Garrix realizoi një këngë së bashku me Bebe Rexhën, është fjala për këngën ‘’In The Name of Love’’.

shqiperia-2

Depërtimi i skenës së teknologjisë në Kosovë

Për Kosovën ishte një vit i mrekullueshëm sa i përket zhvillimeve teknolgjike. Për shembull, një grup nga Kosova solli një printer të kualitetit 3d. Si tjetër shembull mund të shërbejë shqiptaro-amerikani i cili solli në treg një produkt të ri i cili do të ndryshojë mënyrën se si mbahen thirrjet nëpër konferenca.

shqiperia-3

 

Medalja e parë olipike e arit për Kosovën

Momenti kur Majlinda Kelmendi hyri në stadiumin e lojërave olimpike me flamurin e Kosovës në duar ishte mjaft emocionues. Askush nuk mund të mohonte të arriturat e shtetit të ri kur në pjesëmarrjen e parë në lojërat olimpike Kelmendi u kthye në shtëpi me medaljen e artë

Kosovo's Majlinda Kelmendi receives the gold medal after winning the women's 52-kg judo competition at the 2016 Summer Olympics in Rio de Janeiro, Brazil, Sunday, Aug. 7, 2016. (AP Photo/Markus Schreiber)

Këngëtarja shqiptare bëhet hit botëror

Era Istrefi ka bërë të mundur që dëgjuesit nga 25 vende të botës të dëgjonin fjalët e gjuhës shqipe në këngët e saj. Kënga Bonbon ka qenë një hit i madh botëror. Në Izrael, Suedi dhe Gjermani ajo arriti në top 10 e këngëve më të dëgjuara.

shqiperia-5

Nëna Tërezë u shenjtërua

Murgesha më e famshmë në botë Nëna Tërezë u shpallë e shenjtë nga Papa Françesku në vitin 2016. Murgesha shqiptare me prindër nga Kosova, e rritur në Maqedoni kishte punuar tërë jetën e saj për të varfërit.

shqiperia-6

Kosova u pranua nga UEFA dhe FIFA

2016’ta do mbahet mend si një vit i depërtimit të futbollit kosovar në skenën ndërkombëtare. Kosova u pranua nga FIFA dhe UEFA me të drejtë gare të plotë.

shqiperia-7

Dua Lipa arriti të shesë 1 milion albume

Kënga Be The One e ngriti lart Dua Lipën, duke shënuar 1 milion shitje të albumit të saj.

shqiperia-8

Shqipëria shpallet një nga 10 vendet më të mira për vizitë

Bota ngadalë po e kupton se Shqipëria është njdëri ndër vendet më të bukura evropiane që mund të vizitohet. Rough Guidec e renditi Shqipërinë si njërin ndër 10 vendet më të bukura që mund ti vizitoni.

shqiperia-9

Futbollistët shqiptarë shënuan për tri shtete të ndryshme

Kombëtarja shqipatre e futbollit nuk ishte ekipi i vetëm përmes së cilit futbollistët shqiptarë prekën fushat e gjelbëra të EURO 2016’tës. Përveç lojëtarëve të Shqipërisë, Shkodran Mustafi shënnoi për Gjermaninë, si dhe Admir Mehmedi e Xherdan Shaqiri për Zvicrën./gazetametro.net

LONDON, ENGLAND - MAY 25: Xherdan Shaqiri of Bayern Muenchen celebrates victory after the UEFA Champions League final match between Borussia Dortmund and FC Bayern Muenchen at Wembley Stadium on May 25, 2013 in London, United Kingdom. (Photo by Alex Livesey/Getty Images)

Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë