Kur vendosni për të vizituar një vend, gjithmonë gjëja e parë që ju shkon ndërmend është vendi ku do të bëni gjumin, transmeton Gazeta Metro.
Në botë ka klasa të ndryshme të hoteleve të cilat janë të përshtatshme edhe për nivelin ekonimik të njerëzve që nuk kanë aq para për të paguar dhomën e hotelit.
Për ata që nuk e kanë problem paranë, luksi është gjëja e parë që kërkojnë.
Ne do të sjellim dhjetë dhomat e hoteleve më të shtrenjta në botë.
Në vendin e dhjetë, renditet “Four Seasons Hotel Des Burgues”, i cili gjendet në Zvicër e që për të fjetur një natë, kushton hic më pak se 13,400 dollar.
Në vendin e nëntë, vjen hoteli “Burg Al Arab”, i cili gjendet në Dubai. Për të fjetur një natë duhet paguar 22,900 dollar.
Në vendin e tetë, është hoteli “The Connaught Hotel”, i cili gjendet në Londër të Britanisë së Madhe, vlera që duhet paguar për një natë qendrim është 23,500 funta.
Në vendin e shtatë, gjendet hoteli “Ritz Carlton Tokio”, në Japoni, i cili kushton 25.000 dollar për një natë.
Në vendin e gjashtë, vjen hoteli “ Plaza Hotel Neë York (Amerikë) që kapë shumën e 30.000 dollarëve amerikan për qendrim një ditor.
Në vendin e pestë, vjen hoteli “St Regis”, në Abu Dabi, që kap vlerën ee 35.000 dollarëve.
Në vendin e katërt është hoteli “ Thë Hilltop” , në Fiji, një parajsë në vete me ishuj mahnitës. Vlera e qëndrimi për një natë është 40.000 dollarë.
Në vendin e tretë, vjen hoteli “ Sky Villa”, në Las Vegas, (USA), që kushton hic me pak se 40.000 dollarë amerikan.
Në vendin e dytë vjen hoteli “Raj Palace”, në Indi, 60.000 dollar për një natë.
Ndërsa në vendin e parë gjendet “Hotel President Geneva”, që gjendet në Zvicër. E për të qendruar një natë në këtë hotel, ekskluziv, duhet paguar 80.000 dollar./gazetametro.net