Loading…

10 ditë nga ngjarja tragjike në Gllogjan, dorasi nuk dihet: Kurti thotë se janë angazhuar hetuesit më të mirë

  • 06/12/2021 | 15:03

10 ditë nga ngjarja tragjike në Gllogjan, dorasi nuk dihet: Kurti thotë se janë angazhuar hetuesit më të mirë

Janë bërë 10 ditë nga ngjarja tragjike në Gllogjan, ku mbetën të vrarë 3 persona, derisa ende dorasi gjendet në arrati, shkruan Gazeta Metro.


Ndërsa kryeministri i vendit Albin Kurti, ka dhënë informata të mangëta se janë duke u bërë hetime të rëndësishme në gjetjen e autorit të krimit, duke vazhduar për dy ditë me deklaratat e njëjta.

Por, sipas tij hetuesit më të mirë janë angazhuar në këtë drejtim.

Ai këtë e tha dje në një konferencë, por vazhdoi me të njëjtën edhe sot kur u pyet nga gazetarët derisa po bënte homazhe te busti i ish senatorit amerikan Bob Dole.

“Sasia e informacioneve për vrasjen e trefishtë në Gllogjan është duke u shtuar, meqenëse hetuesit më të mirë tanë janë të përfshirë atje”, tha Kurti.

Kujtojmë se ministri i brendshëm Xhelal Svecla, nuk ka dhënë më detaje që kur ka ndodhur ngjarja tragjike, por i kishte bërë thirrje dorasit të dorëzohet.

Nga Qeveria Kurti vazhdimisht është kërkuar që ky rast të hetohet e të gjendet fajtori, që më pas do dilte para drejtësisë e t’i shqiptohej dënimi maksimal.

Të vrarë në këtë ngjarje tragjike mbetën shoferi i autobusit, dhe dy pasagjerë të moshave 17 dhe 18 vjeçare./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë