Loading…

10 këstet janë mundësi zhvillimi për Telekomin

  • 03/08/2019 | 15:08

10 këstet janë mundësi zhvillimi për Telekomin

Autoritetit Rregullativ i Komunikimeve Elektronike dhe Postare (ARKEP) vlerëson se ndarja e pagesës në 10 këste për shfrytëzim të resurseve frekuencore për Telekomin e Kosovës, do i mundësojë kësaj kompanie një zhvillim më të qëndrueshëm dhe rimëkëmbje të saj.


Në anën tjetër Telekomi i Kosovës gjatë kësaj jave ka shkëputur kontratën me Z-Mobile si dhe ka marr të drejtën për shfrytëzim të resurseve frekuencore nga ARKEP edhe për 20 vitet e ardhshme.

Kryetari i Bordit të Autoritetit Rregullativ të komunikimeve Elektronike dhe Postare (ARKEP), Kreshnik Gashi në një intervistë për KosovaPress thotë se Kosova ka mjaftueshëm resurse frekuencore të cilat mund t’i marrin në shfrytëzim edhe operatorë të tjerë, përveç Telekomit dhe IPKO-s.

Gashi teksa shpreh keqardhje për gjendjen e Telekomit i cili ndodhet buzë falimentimit, thotë se ekzistojnë hapësira që Telekomi t’i tejkalojë problemet e veta dhe të zhvillohet në mënyrë dinamike.

“Vetë ndarja në këste e marrjes së resurseve frekuencore në dispozicion për operatorët ka qenë një kërkesë e Telekomit të Kosovës dhe një lehtësi që është ofruar nga rregullatori, sigurisht që ne kemi gjetur praktika tjera ndërkombëtare në të cilat ka ndodhur një ndarje e tillë në këse të resurseve frekuencore, po ashtu kemi marr edhe vendimin e ministrisë së Financave sa i përket normës së interesit të vendosur për ato këste, prandaj mendoj që ndarja në 10 këste e pagesës për resurset frekuencore është një lehtësim i madh për operatorin Telekomi i Kosovës. I jep mundësi Telekomit që ta zhvilloj biznesin e vetë dhe jo vetëm të rimëkëmbet por të jetë kompani lidere e telekomunikimeve në Kosovë , për shkak se ka breze frekuencore më së shumti, dhe edhe me zhvillimet e ardhshme, dhe me hapjet e brezeve të tjera frekuencore Telekomi i Kosovës do të jetë në pozitë shumë të fuqishme për zhvillimin e këtij biznesi”, thotë Gashi.

Duke parë gjendjen në Telekom, i pari i ARKEP-it deklaron se ky institucion rregullativ do i ndërmerr të gjitha hapat që të mos dëmtohet konsumatori.

“Si Autoritet Rregullativ ne do të marrim të gjithë hapat e mundshme që mos të dëmtohen konsumatorët dhe mos të ketë shkëputje të shërbimit për konsumatorët, besoj se një gjë e tillë është e qartë edhe për të gjithë operatorët në Republikën e Kosovës dhe që çdo veprim i operatorëve duhet të shkoj në drejtimin që mos të dëmtohen konsumatori”, thekson Gashi.

Sipas kryetarit të Bordit të ARKEP-it, Kreshnik Gashi, Kosova ka kapacitete të mjaftueshme frekuencore edhe për një operator të tretë apo të katërt, përzgjedhja e të cilëve sipas Gashit mund të bëhet përmes një procesi të hapur tenderues apo ankand.

Gashi thekson se varësisht nga politikat qeverisëse dhe tenderuese në Kosovë, do të vendoset se këto frekuenca a do të mund të shfrytëzohen vetëm nga operatorët e mëdhenj, apo do varet nga çmimi.

“Në Republikën e Kosovës ka resurse frekuencore në dispozicion ende të mjaftueshme edhe për një operator të tretë, ndoshta edhe të katërt dhe dhënia e resurseve frekuencore të bëhet në një proces të hapur tenderues apo në një ankand të hapur në pajtueshmëri me standardet ndërkombëtare dhe ligjet për komunikimet elektronike që e rregullon këtë fushë , prandaj një hap i tillë është i paraparë edhe në planin për hapjen e frekuencave”, thotë Gashi.

Kujtojmë që Telekomi i Kosovë për resurset frekuencore do paguajë 15.7 milionë euro me 10 këste, kurse IPKO do paguajë rreth 11.7 milionë euro me 5 këste.

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë