Autoritetet e Zelandës së Re ngritën akuza për shkelje të sigurisë të hënën kundër 10 organizatave dhe tre individëve pasi një shpërthim vullkanik në Ishullin e Bardhë vitin e kaluar vrau 22 njerëz. Transmeton Gazeta Metro
Ishulli kishte qenë një destinacion i njohur turistik para shpërthimit të 9 Dhjetorit, por shumë njerëz tani pyesin pse turistët u lejuan të vizitojnë vendin veçanërisht pasi ekspertët që monitoronin aktivitetin sizmik kishin alarmuar dhe autoritet ngritën nivelin e gatishmërisë së vullkanit dy javë para shpërthimit.
Emrat e të akuzuarve po mbahen sekret për tani nga autoritetet sipas rregullave ligjore të Zelandës së Re.
Por dy agjenci që mbështeten në financimin publik kanë zbuluar se janë midis atyre që janë akuzuar: GNS Science dhe Agjencia Kombëtare e Menaxhimit të Emergjencave. Disa nga të tjerët që akuzohen ka të ngjarë të përfshijnë kompani private të cilat morën turistë në ishull. Individët e akuzuar ishin drejtorë të kompanisë ose menaxherë.
Secila prej organizatave përballet me një gjobë maksimale prej 1.5 milion dollarë të Zelandës së Re apo afërishtë 1 milion euro. Çdo individ i akuzuar përballet me një gjobë maksimale prej prej 180 mijë euro.
Akuzat u sollën nga agjencia WorkSafe e Zelandës së Re dhe janë të ndara nga një hetim i vazhdueshëm policor për shpërthimin, i cili mund të rezultojë në më shumë akuza. Familjet e disa prej të vrarëve dhe të plagosurve gjithashtu kanë ngritur padi kunder tyre. Transmeton gazetametro.net