Loading…

10 librat më te mire psikologjik qe duhen lexuar

  • 09/02/2020 | 19:33

10 librat më te mire psikologjik qe duhen lexuar

Nese do te kuptosh sesi funksionon truri, si marrim vendime, dhe si te influencosh te tjeret atehere keto libra to te t’ndihmojne.


Kjo eshte lista e librave me te mire psikologjik, deri tani.

1. Just Listen

Psikologji
Nese do te kuptosh sesi funksionon truri, si marrim vendime, dhe si te influencosh te tjeret atehere keto libra to te t’ndihmojne. Kjo eshte lista e librave me te mire psikologjik, deri tani.

1. Just Listen

Eshte libri im i preferuar. Mark Goulston eshte nje psikiater dhe te meson si te kontrollosh emocionet e tua; si ti kuptosh tjeret dhe ti influencosh ata. Ajo qe me pelqen tek ky liber eshte se mund te lexohet lehte dhe ai jep shume shembuj.

2. Meet Your Happy Chemicals

Ndjenjat e kenaqesise vijne nga 4 kimikate te trurit: Dopamine, Endorfina, oksitocin, dhe serotonin. Ky liber te tregon sesi funksionojne keto kimikate, rendesia e tyre dhe sesi e “udheheqin” jeten tende. Do mesosh sesi keto kimikate influencojne vendimet tona dhe sa te rendesishme jane per mbijetesen e cdo specie ne planet.

3. Thinking Fast and Slow

Daniel Kahneman eshte psikologu i pare qe fitoi nje cmim Nobel ne Ekonomi (2001).

Ai shpjegon dy sistemet e mendjes:

Sistemi 1 eshte i shpejte, intuitiv, emocional, dhe operon me pak mundim.

Sistemi 2 eshte i ngadalte, me shume mundim dhe me shume logjik.

Eshte nje liber pak i veshtire per tu lexuar, por e rekomandoj nese deshiron te mesosh me shume mbi sjelljen njerezore.

4. Predictably Irrational

Pse nje Aspirine 50 cent’she mund te beje ate qe nje aspirine 1 cent’she smunded? Pse cdo gje eshte relative- Edhe kur nuk duhet? Dan Ariely, nje ekonomist tek MIT zbulon disa experimente interesante ku njerezit bejne veprime irracionale. Mund te mesosh per shume situata ku njerezit kujtojne se po bejne nje veprim logjik, kur ne fakt eshte e kunderta.

5. Brandwashed

Martin Lindstrom eshte nje ekspert reklamimi. Ai keshillon kompani te Fortune 100 qe nga Coca-cola tek Red Bull. Ne librin e tij, Martin ndan disa teknika interesante qe kompanite perdorin per te na bere te blejme me shume.

Disa nga ato jane:

Paniku dhe Paranoja – Si e perdorin friken per te shitur? Frika eshte “shoku” yt i vjeter sepse te ndihmon te jesh i sigurte. Por ne kete rast, frika mund te jete duke te shtyre te blesh me shume se cke nevoje.

Presioni i shokeve -Reklamuesit e dine rregullin: “Njerezit duan ate qe te tjeret duan”

Nostalgjia – Lidhja e produktit me ndjenjen e nostalgjise eshte nje taktike shume e fuqishme.

Fundi i privatesise – Kompanite dine me shume per ty sesa ti mendon. Ata perdorin te dhena per te influencuar vendimet e tua te blerjes.

Muzika ne sfond qe degjon ne supermarkete.

6. What everybody is saying

Si te lexosh gjuhen e trupit? Joe Navarro eshte nje ish agjent i FBI dhe ne kete liber ai shpjegon si te lexosh njerezit.

Ai gjithashtu jep shume shembuj nga karriera e tij. Kush mund ti lexoje njerezit me mire sesa nje agjent i FBI?

7. The Charisma Myth

Shume njerez mendojne se karizma eshte nje aftesi e lindur. Epo kjo nuk eshte e vertete. Olivia Cabane zbulon psikologjine pas karizmes. Dhe jep shume keshilla praktike qe te behesh nje person shume karizmatik.

8. The Charismatic Personality

Ka shume libra qe te mesojne karizmen por ky liber ofron nje prespektive tjeter. Ky liber fokusohet ne femijerine e disa nga lidereve me karizmatik te historise dhe sesi femijeria e tyre ka ndikuar ne sjelljen e tyre kur u rriten.

9. Seven Habits of Highly Effective People

Stephen Covey tregon 7 zakone qe do e bejne dike te jete me efektiv si personalisht ashtu edhe profesionalisht.

7 Zakonet jane:

1. Ji Proaktiv

2. Fillo me fundin ne mendje – Do te thote te fillosh me nje ide te qarte se cili do jete destinacioni yt. Te dish ku po shkon do te ndihmoje te marresh hapat e duhur per te shkuar atje.

3. Meso sesi te menaxhosh kohen.

4. Mendo fito-fito – Ne cdo nderveprim njerezor duhet te kerkosh situata ku secili prej jush fiton dicka. Ti nuk duhet te kerkosh suksesin ne kurriz te tjereve.

5. Kupto, pastaj kerko te kuptohesh.

6. Bashko te gjithe zakonet se bashku.

7. Ruaj dhe rrit asetin me te rendesishem qe ke.

Zakoni qe me beri me shume pershtypje eshte ai i te qenit proaktiv.

Mesova qe sado e veshtire te jete situata, une kam nje zgjedhje- Ta lejoj situaten te me lendoje ose te ndryshoj pergjigjen ndaj saj. Te mos fokusohem ne ate qe skam ne dore por ne ate qe mundem. Po ashtu u inspirova nga historia e Viktor Frank. Dhe kjo na con ne librin tjeter…

10. Man’s search for a meaning

Eshte biografia e Viktor Frank. Ai ishte nje psikiatrist dhe hebre. Ai ishte i brugosur ne kampet e vdekjes se Gjermanise Naziste.

Prinderit, vellai, dhe gruaja e tij vdiqen ne kampe. Vetem motra e tij arriti te mbijetonte. Bazuar ne menyren sesi u trajtua, ai thote se ne nuk mund ta shmangim vuajtjen por ne mund te zgjedhim ta perballojme, ti gjejme kuptim, dhe te ecim perpara

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë