Lumturia vërehet shumë tek një person, sidomos në këto ditët e festive të fundvitit. Këto janë 10 mënyrat të cilat ju tregojnë se si të ndjeheni më të lumtur:
Përderisa buzëqeshim fytyra jonë relaksohet dhe kështu fitojmë brenda vetes lumturinë.
2. Meditoni
Thuhet se meditimi zgjon dëshirën e lumturisë dhe relakson trupin duke hequr mendjen nga gjërat negative.
3. Mendoni pozitivisht në çfarëdo situate
Nuk është e vështirë të mendoni pozitivisht. Mos lejoni që mendimet negative të ju përpijnë mendjen! Largoni ato.
4. Vëzhgoni mendimet tuaja
Kur e kuptoni se mendimet negative janë transformuar në ato pozitive atëherë do të kuptoni që me të vërtetë ndjeheni të lumtur.
5. Merruni me hobi të ndryshëm
Duke u marrë me hobi të ndryshëm, largoni mendjen nga gjërat negative si dhe kështu e vëni trurin në funksion më shumë.
6. Harroni të kaluarën
Mos lejoni që e kaluara të ndikojë në të tashmën tuaj. Gjërat që kanë ndodhur nuk mund të kthehen më. Tash është koha të mendoni për të ardhmen tuaj.
7. Bëni diçka për shoqërinë
Duke bërë ndonjë të mirë për shoqërinë automatikisht do të ndjeheni më mirë dhe më të plotësuar.
8. Mëso të falësh
Mos u përqendroni në gabimet e të tjerëve sepse humbni energji pa nevojë. Thjeshtë, falni të tjerët jo për shkak të tyre por për shkak të vetes sepse kjo do të ju lehtësojë dhe do të ju bëj të ndjeheni më të lumtur.
9. Lini zemërimin anash
Zemërimi ndikon më së shumti në lumturinë tuaj, prandaj lëni anash atë dhe filloni të mendoni pozitivisht.
10. Joga
Investoni 10-15 minuta të kohës suaj në joga. Kjo do të ju ndihmojë shumë në relaksim të trupit dhe të mendjes.