Me këto metoda ju do të mund të largoni stresin në më pak se 15 minuta.
Disa minuta meditimi në ditë mund t’iu ndihmojnë në largimin e stresit.
Është e thjeshtë. Uluni drejt me dy këmbët në tokë. Mbyllini sytë dhe qetësohuni plotësisht. Për më shumë informacione rreth meditimit klikoni këtu:
Merrni frymë thellë
Bëni një pauzë 5 minutëshe dhe përqendrohuni në frymëmarrje. Qëndroni drejtë, symbyllur dhe vendosni një dorë në stomak. Merrni frymë ngadalë, ndieni ajrin që kalon nga abdomeni drejt kokës tuaj. Frymëmarrjet e thella ndikojnë në stres duke e ulur numrin e rrahjeve të zemrës dhe shtypjen e gjakut.
Kushtoni vëmendje shqisave
Qetësohuni. Për 5 min përqendrohuni në një sjellje të vetme me vëmendje. Kini mendjen se si ajri përplaset në fytyrën tuaj kur ecni, apo se si këmbët tuaja prekin tokën. Shijoni secilën kafshatë të ushqimit që hani. Kur kaloni kohë duke u përqendruar në shqisat tuaja, do të jeni më pak të tensionuar.
Komunikoni
Rrjetet sociale janë mjet shumë i mirë për menaxhimin e stresit. Flisni me të tjerët, preferohet sy më sy, ose të paktën përmes telefonit. Ndani ngjarjet e fundit me ta. Mund të shihni perspektivë të re dhe të mbani lidhjen me personat në fjalë.
Gërshetohuni me trupin tuaj
Krijoni një ide se si stresi ndikon në trupin tuaj. Shtrihuni në shpinë ose uluni në tokë. Filloni nga këmbët duke shkuar lartë. Kushtoni vëmendje se si trupi juaj ndihet. Kushtoni vëmendje vendeve ku ndiheni ngushtë ose lirë. Për një ose dy minuta imagjinoni secilen frymëmarrje duke shkuar në ato pjesë. Përsëritni këtë process duke zhvendosur vëmendjen në pjesë tjera të trupit.
Largoni tensionin
Vendosni një copë materiali të ngrohtë rreth qafës dhe krahëve për 10 minuta. Mbyllni sytë dhe relaksoni fytyrën, qafën dhe pjesën e epërme te gjoksit dhe muskujt e shpinës. Largoni copën dhe përdorni një top tenisi apo dicka në formë rrumbullake që të largoni tensionin.
Vendosni trupin topin mes jush dhe murit. Mbështetuni në top, dhe bëni presion të lehtë për 15 sekonda. Pastaj zhvendosni topin në pjesë tjera të trupit dhe bëni presion.
Qeshni me zë
Një e qeshur e mirë nuk e largon vetëm ngarkesën mentale, ajo poashtu ulë hormonin e lirimit të stresit dhe stimulon trurin. Shikoni një video qesharake apo bisedoni me dikë që ju bën të qeshë.
Dëgjoni muzikë
Studimet tregojnë që të dëgjuarit muzikë të lehtë ul shtypjen e gjakut, rrahjet e zemrës dhe shqetësimin. Krijoni një playlist-ë të këngëve të natyrës (oqeanit, zogjtë) dhe kushtoni vëmendje melodive të ndryshme. Ju mund të relaksoheni edhe me muzikë më ritmike apo duke kënduar me zë.
Vini muskujt në lëvizje
Nuk është e domosdoshme të vraponi gjatësi të mëdha për tu relaksuar. Të gjitha format e ushtrimeve mund të reduktojnë depresionin ose shqetësimet e ndryshme, përfshirë këtu edhe joga apo ecjen. Ato ndihmojnë trurin duke liruar enzime që na bëjnë të ndihemi më mirë, duke i dhënë kështu mundësi trurit të trajtojë si duhet stresin.
Jini mirënjohës
Mbani një ditar ose disa fleta (pranë krevatit, në çantë apo në punë) që t’iu kujtojë gjithë gjërat e mira në jetën tuaj.
Duke qenë mirënjohës për të mirat në jetën tuaj ju ndihmon të largoni mendimet negative në mendjen tuaj.
Përdorni këtë ditar që të mbani shënim të gjithë eksperiencat e mira, si një ditë me diell, shëndetin apo buzëqeshjen e një fëmije. Mos harroni të festoni për arritjet që kryeni, si përfundimi i një detyre me sukses.