Loading…

10 mijë euro për transmetim të seancave të Kuvendit

  • 17/01/2017 | 20:08

10 mijë euro për transmetim të seancave të Kuvendit

Komuna e Prizrenit do të shpenzoj para nga buxheti i shtetit vetëm që të transmetoj mbledhjet e Kuvendit. 9 mijë e 900 euro ka planifikuar Komuna e Ramadan Mujës të shpenzoj vetëm për këtë pjesë.

Në përshkrimin e shkurtër të kontratës është bërë e ditur se çka saktë do të transmetohet, bashkë me sasinë e transmetimeve, shkruan Indeksonline.

“Do të bëhet transmetimi direkt i 15 seancave të Kuvendit të Prizrenit, transmetimi i 15 mbledhjeve të KPF, do të transmetohen rreth 6 tryeza dhe konferenca të ndryshme si dhe do të bartet në dvd materiali i incizuar nga këto aktivitete”, thuhet në tender.

Ende nuk dihet për kompaninë e cila do të përzgjedhet për të kryer këtë shërbim, pasi është bërë vetëm njoftimi për kontratë.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë