Loading…

10 milionë euro për subvencionimin e likuiditetit për kredi familjare

  • 08/09/2021 | 11:12

10 milionë euro për subvencionimin e likuiditetit për kredi familjare

Qeveria e Kosovës ka miratuar vendimin për ndarjen e 10 milionë euro për subvencionimin e likuiditetit për kredi familjare.


Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve Hekuran Murati, në mbledhjen e sotme të ekzekutivit tha se ky vendim është si rezultat i masës 3.6 të pakos për ringjallje ekonomike.

Në mbledhjen e kësaj të mërkure Qeveria e Kosovës ka ndryshuar Programin Legjislativ për vitin 2021. Kudër të kësaj, në mbledhjen e sotme, ekzekutivi miratoi një varg projektligjesh që ndërlidhen në fushën e shëndetësisë.

Duke filluar nga ndryshimi dhe plotësimi i Ligjit për Sigurim Shëndetësor dhe Shëndetësinë publike, për të cilat ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia tha se janë të nevojshme.

Kabineti qeveritar miratoi edhe Projektligjin për Shëndetin Riprodhues, pastaj Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Mbrojtjen e të Ushqyerit me Qumësht Gjiri.

Derisa edhe miratoi edhe Projektligjin për plotësimin dhe ndryshimin e Ligjit për kontrollin e Duhanit

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë