Loading…

10 mite për Bin Ladenin

  • 07/11/2016 | 13:34

10 mite për Bin Ladenin

Pas sulmeve të 11 Shtatorit 2001 në New York, Amerikë emri i Osama Bin Ladenit është lakuar aq shumë sa vështirë që dikush nuk ka dëgjuar për të.

Një listë interesante me dhjetë mite mbi figurën e Bin Ladenit ofrohet nga The Guardian, shkruan gazetametro.net

1. Bin Laden u “krijua” nga vetë agjencia amerikane e intelegjencës – CIA

Disa zëra kanë lidhur institucionet amerikane me krijimin e figurës së Bin Ladenit, përkatësisht me ndihmën ushtarake që ata sipas kësaj logjike i kanë ofruar atij.

2. Ai kishte pasuri të madhe personale

Mendohet që babai i Bin Ladenit ishte shumë i pasur. Mirëpo, trashëgimia e tij nuk është ndarë në mënyrë të barabartë në mes të fëmijëve të tij dhe kështu Bin Ladeni krejt çka kishte ishin lidhjet e tij të forta që i mundësuan pasuri si dhe fuqi.

3. Përgjegjës për bombardimin e “World Trade Center” më 1993

Padyshim që sulmi i vitit 2001 është ai që i dha kahje tjetër poltikës ndërkombëtare, mirëpo një sulm tjetër i kryer ndaj “World Trade Center’’ më 1993 është poashtu i rëndësishëm. Ky sulm mendohet të jetë kryer nën urdhërat e Bin Ladenit.

4. Ai përfitoi para nga trafikimi i drogës

Edhe pse ka shumë deklarime për një gjë të tillë, nuk ka asnjë provë që do dëshmonte përfitimet materiale të tij nga kjo veprimtari.

5. Bin Ladeni u kujdes që asnjëherë të mos rrezikonte veten

Thuhet që Bin Laden u kujdes që të mos prekte me dorë të tij armën e një gjenerali të vdekur sovjetik.

6. Ai ka kaluar shumë kohë brenda shpellave

Në vitet e 90’ta për arsye propaganduese Bin Ladeni pati ftuar gazetarë që ta vizitojnë atë në një shpellë në Afganistan. Megjithatë, vdekja atë e gjeti në një shtëpi shumë më luksoze.

7. Si adoleshent merrte pjesë në shumë festa, para se të bëhej fetar

As për këtë pohim nuk ka ndonjë provë, mirëpo besohet se ai ishte një adoleshent mjaft i vrullshëm i cili u martua në rininë e tij.

8. Pothuajse vdiq nga një sëmundje në veshkë

Sipas disa raportimeve ai kishte probleme të mëdha në veshkë. Gjithashtu, problem për të duket të ketë qenë gjatësia trupore e cila mendohet ti ketë shkaktuar probleme në shpinë.

9. Përgjegjës për sulmet e vitit 2004 në Madrid

Përveç këtij pohimi edhe të tjera deklarime të ngjashme kanë ardhur nga shumë agjenci shtetërore të intelegjencës. Si për shembull që ai ishte lider i grupeve çeçene, apo që kishte përgjegjësi për dhunën në Filipine dhe indonezi. Këto pohime mbeten edhe sot pa asnjë mbështetje faktike.

10. Bin Ladeni ishte një Gunner

Preferencat futbollistike të Bin Ladenit përmbyllin këtë listë në mënyrë mjaft interesante. Kohë më parë ka qarkulluar një fotografi e montuar ku shihej Bin Ladeni që kishte prapa logon e ekipit londinez./gazetametro.net

Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë