Loading…

10 shprehitë e grimit që janë të dëmshme për shëndet

  • 01/12/2016 | 12:37

10 shprehitë e grimit që janë të dëmshme për shëndet

Ne të gjithë e duam grimin. Pa marrë parasysh se kush jemi, si femra vështirë se mund të rrimë larg kozmetikës, madje edhe ato të cilat preferojnë një grim ma natyral. Megjithatë, ajo që nuk e vërejmë është se ne ndoshta nuk i bëjmë të gjitha gjërat në mënyrë të shëndetshme, dhe grimi të cilin e përdorim mund ta shkatrrojë lëkurën tonë, me kalimin e kohës.

Ne kemi lexuar shumë lajmërime të cilat tregojnë për rreziqet e produkteve kozmetike, të cilat mund të çojnë deri në kancer të gjirit. Këto janë disa nga gjërat të cilat duhet të shmangen në lidhje me grimin:

 

1. Ndarja e grimit me shoqe

Derisa ju mund të jeni shoqe të ngushta, dhe të ndani çdo gjë, duke filluar nga stolitë, buzëkuqët, dhe produkte të tjera, të gjitha këto mund të çojnë në infeksione të shumta.

700-friends-makeup-beauty-women-woman-friends-girlfriends

 

2.Përdorimi i grimit me afat të skaduar

Kjo është diçka që e bëjmë shumë shpesh, dhe shumica prej nesh jemi fajtorë për këtë. Përdorimi i maskarës e cila ka afat të skaduar mund të shkaktojë skuqje të syve, si dhe infeksione tjera të lëkurës, sepse produket me afat të skaduar përmbajnë bakterie të ndryshme. Maskara dhe llajneri per sy duhet të ndërrohen çdo gjashtë muaj pas hapjes.

life_by_camille_makeup_expiration_guide

 

3.Fjetja me grim në fytyrë

Është e domosdoshme që grimi të largohet nga fytyra para se të shkosh në shtrat. Pudra e lëngët sidomos është shumë e dëmshme për lëkurën, nëse nuk pastrohet nga fytyra, sepse ajo mund të shkaktojë mbyllje të poreve të lëkurës.

261935249

 

4. Mos vendosja e kremit kundër diellit

Ekspozimi ndaj diellit është shumë i dëmshëm për lëkurën. Për këtë arsye, duhet që gjithmonë të vendosim krem për mbrojtje ndaj diellit apo të marrim produkte kozmetike të cilat e kanë faktorin mbrojtës.

home-remedies-face-redness-1

 

5. Aplikimi i llajnerit të zi poshtë syrit

Derisa kjo gjë mund t’i bëjë sytë që të duken bukur, ju mund të fusni bakterie në një pjesë shumë të ndjeshme të lëkurës. Studime të fundit nga universitete me famë botërore kanë dëshmuar që kjo është një ndër zakonet më të këqija në grim.

hqdefault

 

6.Përdorimi i brushave të papastra

Mos harroni se derisa jeni duke i përdorur këto brusha, për një kohë të gjatë, gati të gjitha llojet e papastërtive kanë gjetur strehim në to. Për të siguruar shëndetin e lëkurës tuaj, sigurohuni që të pastroni brushat rregullisht, për të shmangur puçrra rreth faqeve.

makeup-brush-care

 

7. Mos pastrimi i gjithë fytyrës

Nëse e pastroni fytyrën, dhe keni lënë pak llajner apo maskarë në sy, kjo mund të jetë shumë e keqe për lekurën tuaj. Grimi në sy është gjëja më e keqe që mund ta leni tërë natën, sepse problemet shëndetësore që mund të lindin nga kjo, marrin muaj të tërë për tu shëruar.

enhanced-buzz-18881-1387032764-10

 

8. Përdorimi i faculetave të lagura në vend të pastruesve për fytyrë

Nëse mendoni se pastrimi i fytyrës me faculeta të lagura është më i lehtë, kjo vetëm dëmton lëkurën tuaj duke i lënë poret e hapura të cilat çojnë në acarim të lëkurës gjatë natës.

face-cleansing-tips1

 

9. Duke kaluar shumë kohë në arritjen perfeksionit

Ne duhet të jemi shumë të kujdesshëm gjatë heqjes së vetullave apo qimeve në fytyrë, sepse duke e bërë shpesh këtë e irritojmë lëkurën tonë e cila bën që ajo të skuqet e më pas të infektohet më lehtë.

woman-waxing-her-cheek

 

10. Aplikimi i kremave të fytyrës me gishta

Shumë nga ne, kremat e ndryshëm i aplikojmë me gishta në vend të përdorimit të një shpatulle, për të parandaluar bakteriet. Kjo është shumë e rrezikshme sepse gishtat e dorës kanë shumë papastërti të cilat i bartim  në fytyrën tonë./gazetametro.net

face-cream

Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë