Loading…

10 shtetet me ushtritë më të mëdha në botë

  • 01/11/2016 | 20:32

10 shtetet me ushtritë më të mëdha në botë

Bota ku jetojmë nuk është perfekte. Prandaj shtetet kanë nevojë për ushtri dhe armë që t’i mbrojnë interesat dhe sigurinë e tyre. Kina si vendi me popullsinë më të madhe në botë ka gjithashtu edhe më së shumti ushtarë aktivë,më shumë se dy milionë.

Pas Kinës,renditen Shtetet e Bashkuara të Amerikës me një million e gjysmë ushtarë aktivë. Ushtria amerikane është gjithashtu më e pajisura dhe me një buxhet prej 610 milionë dollarësh,buxhet ky dyfish më i lartë se ai i Kinës.

Vlen të përmendet se diktatura e Koresë Veriore ka në dispozicion më shumë se një million ushtarë.

Më poshtë janë renditur 10 shtetet me ushtritë më të mëdha në botë:

  1. Kina – 2 milionë e 333 mijë ushtarë
  2. Shtetet e Bashkuara të Amerikës – 1 milion e 492 mijë
  3. India – 1 milion e 325 mijë
  4. Koreja Veriore – 1 milion e 190 mijë ushtarë
  5. Rusia – 845 mijë
  6. Pakistani – 643 mijë
  7. Koreja Jugore – 630 mijë
  8. Irani – 523 mijë
  9. Turqia – 510 mijë
  10. Vietnami – 482 mijë.

Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë