Loading…

10 të arrestuar për detyrim në Prostitucion

  • 22/11/2016 | 17:57

10 të arrestuar për detyrim në Prostitucion

Policia e Kosovës ka realizuar operacione policore në nivel vendi dhe me këtë rast ka arrestuar dhjetë (10) persona të dyshuar për vepra penale si dhe janë identifikuar katër (4) viktima të këtyre rasteve.

Me datë 21.11.2016, rreth orës 11:00 pas një pune hetimore disa mujore në lokacione të ndryshme në Prishtinë, Lipjan, Vushtrri dhe Obiliq, Policia e Kosovës ka arrestuar tetë (8) persona të dyshuar, nën dyshimin e kryerjes se veprës penale “Mundësim apo detyrim në Prostitucion“ nga neni 241 paragrafi 4 i Kodit Penal të RKS-së.

Për të gjithë të arrestuarit e rastit është lëshuar aktvendimi për ndalim policor nga prokurori kompetent.

Më datë 21.11.2016, janë arrestuar dy (2) persona të dyshuar, nën dyshimin e bazuar për “Shërbime seksuale te Viktimës se Trafikimit”.

Te dyshuarit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje për 48 orë, për vazhdim të procedurave të mëtejme ligjore.

Në të dyja rastet e realizimit të operacioneve policore janë identifikuar edhe katër viktima të gjinisë femërore.

 

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë