Loading…

10 thënie nga 10 gra që kanë bërë histori

  • 15/03/2017 | 14:55

10 thënie nga 10 gra që kanë bërë histori

‘HuffPost Women’ për muajin mars nderon femrat që kanë bërë historinë çdo ditë në faqen etyre të facebook’ut si pjesë e fushatës #NebëjmëHistorinë. Ilustruesja Kimothy Joy në partneritet me HuffPost ka krijuar nga një kartolinë çdo ditë me citatet e këtyre grave.


Në vazhdim po ju paraqesim 10 citatet nga 10 gra që kanë bërë historinë.

Maya Angelou, Poete, aktiviste për të drejtat civile

2

“Mund të më qëllosh me fjalët tua. Mund të më godasësh me shikimin tënd. Mund të më mbytësh me urrejtjen tënde. Por sërish, ashtu sikur ajri, unë do të ngritem”, Maya Angelou

Coretta Scott King, autore, aktiviste, lidere e së drejtës civile

3

“Femra, nëse shpirti i kombit duhet shpëtuar, atëherë besoj se ju duhet të bëheni shpirti i tij”, Coretta Scott King

Linda Sarsour, avokate e së drejtës civile

4

“Nëse jeni në ndonjë lëvizje dhe nuk jeni duke ndjekur një grua me ngjyrë, atëherë i takoni lëvizjes së gabuar”

Frida Kahlo, piktore, feministe

5

“Asgjë nuk ëshë absolute. Çdo gjë ndryshon, lëviz, rrotullohet, fluturon dhe në fund ikën”, Frida Kahlo

Sylvia Plath, poete, shkrimtare

6

“Mora një frymëmarrje të thellë dhe dëgjova mburrjen e brendshme të zemrës sime. Unë jam, Unë jam, Unë jam…” Sylvia Plath

Shirley Chisholm, femra e parë për nominim presidencial të Partisë Demokratike

7

“Tani, vendi ynë ka nevojë për idealizmin e femrave dhe vendosshmërinë e tyre, ndoshta më shumë në politikë se sa në sfera tjera”, Shirely Chisholm

Hillary Clinton, kandidate presidenciale, sekretare e shtetit

8

“Dedikuar të gjitha femrave që janë duke parë këtë, kurrë mos dyshoni, kini besimin se jeni të vlefshme dhe të fuqishme, dhe meritoni çdo shansë dhe mundësi në botë ëpr të arritur qëllimet dhe ëndrrat tuaja”, Hillary Clinton

Alicia Garza, aktiviste, themeluese e lëvizjes mbi jetën e personave me ngjyrë

9

“Sot, fuqia e personave me ngjyrë, është duke transformuar demokracinë, por ne nuk mund ta bëjmë këtë vet. Na nevoiten menduesit më të ndritur, strategjikë, kodues, ekspertë, për të shfrytëzuar të gjitha mjetet që i kemi në ndërtimin e një bote që dëshirojmë ta shohim. Një botë ku jeta e personave me ngjyrë mirret parasysh, një botë ku jeta e të gjithë njerëzve është e njëllojtë”, Alicia Garza

Malala Yousafzai, aktiviste mbi edukimin e femrave, fituese e çmimit Nobel

9

“Ja çfarë po më thotë shpirti: Krijo paqe dhe duaj gjithkënd”, Malala Yousafzai

Cecile Richards, aktiviste pro të drejtave të abortit, planifikimit familjar

11

“Sot, është më mirë të jesh një korporatë se sa një femër para gjykatës supreme”, Cecile Richards. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë