Një 10-vjeçar po cilësohet si “djali gomë”, madje ai ka arritur të vendosë rekordin botëror Guinness me veprimet e tij ekstreme të yogas, transmeton Gazeta Metro.
Ujjawal Vishwakarma, i cili filloi të bëjë yoga kur ishte vetëm gjashtë vjeç, është kaq fleksibil sa mund ta përkulë trupin e tij prapa dhe të ngrihet përsëri, duke e bërë veprimin shumë herë pa ndërprerje.
Një video e tij është bërë virale në internet, duke e bërë të njohur djalin jashtë qytetit Sardhana, në shtetin e Indisë Perëndimore të Uttar Pradeshit.
Më poshtë keni videon e publikuar nga ‘Daily Mail’./gazetametro.net