Si sot 10 vjet më parë, Shqipëria veriperëndimorë u perfshi nga permbytjë masivë ne Bashkite ë Shkodres e Lezhës ku u shkaktuan shumë dëme materiale dhe u desh shumë përpjekje për kapercimin ë situatës. Ndihmat monetare nga fondet e Komunave të Kosovës dhe bizneset ishin 283 mijë euro,si dhe jane dërgar me qindra ton ndihma nga veshmbathje, ushqime etj.
Shkruan: Petrit Bushi
Kosova u gjet pranë me ndihma monetare e materiale si dhe me trupa të specializuara të emergjencave civile, Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe Policisë së Kosovës.
Për herë të parë Forca e Sigurisë së Kosovës ndërmori një operacion emergjence jashtë Kosovës. Situata e krijuar në Shqipëri ndiqej me vëmendje nga Qeveria e Kosovës por nuk është e mjaftueshme. E them këtë pasi ndonëse kishim marrveshje me Kosovën për bashkëpunim dhe cështje të ndryshme, ishte situatë e paparashikuar dhe institucionet ishin të papërgatitura dhe pa njohje për potencialet e tyre.
Sot 10 vjet pas, Ju jam rikthyer kujtimeve të asaj kohe, për të rikujtuar vështirësitë si dhe kontributin e personave të vecantë për realizimin e këtij intervenimi.
Jam njoftuar nga Zv.ministri i Brendshem i Kosoves, Z. Fatmir Xhelili, për mundësitë që kishte Kosova dhe në vecanti Forca e Sigurisë së Kosovës për menaxhimin e situatave emergjente si dhe kapacitetet që dispononte dhe kam komunikuar me Tiranën. Nuk mund të harroj skepticizmin e drejtuesve të Policisë dhe Ministrisë së Brendshme që kishin ndaj këtyre institucioneve në Kosovë. Nuk mund te harroj gjithashtu që forcat e sigurisë ishin në gatishmëri dhe prisnin një përgjigje pozitive nga Tirana dhe qëndronin në kazermë të gatshëm. Vetëm pas 72 orësh është bërë e mundur nisja e trupave drejt zonave të përmbytyra.
Ky intervenim ka patur reagime dhe kundërshtime në atë kohë për disa arsye:
Së pari, ishin forca me uniforme dhe nga ana ligjore kërkoheshin burokraci dhe procedura për lejimin e daljes jashtë shtetit të forcës së sigurisë
Së dyti, skepticizmi i palës shqiptare pasi nuk njihnin potencialet e institucioneve të Kosovës
Së treti, shpesh marrveshjet bëhen dhe nuk zbatohen, gjë që është bërë rutinë tashmë, këtu kam parasysh me dhjetra marrveshje midis Kosovës dhe Shqipërisë, por që nuk kanë gjetur zbatim.
Pavarësisht këtij skeptizmi 10 vjet më parë Forca e sigurisë së Kosovës ndërhyri në Shqipëri dhe shpëtoi me qindra jetë njerëzish, ku tregoi një profesionalizëm të standarteve ndërkombëtare, dhe ky intervenim falë përkushtimit të zyrtarëve në të dyja anët.
Ky intervenim ka patur dhe një rëndësi tjetër pasi përvec se dolën në pah aftësitë profesionale të kësaj force, ka shërbyer që për herë të parë të bëheshin dhe vizita shtetërore të ndërsjellta të ministrave të mbrojtjes të asaj kohe nga të dy shtetet.
Mirënjohje dhe krenari për institucionet e Kosovës.
(Autori është Profesor në AAB, ish-oficer i Shqiperise per ndërlidhje në Ambasadën e Shiperisë në Kosovë)