Loading…

’10 vjet më vonë ne s’e dimë emrin e vrasësit’ – Kurti ‘vajton’ rastin e Deharit, dëshmitë u zhdukën pasi e mori pushtetin

  • 05/11/2026 | 10:35

’10 vjet më vonë ne s’e dimë emrin e vrasësit’ – Kurti ‘vajton’ rastin e Deharit, dëshmitë u zhdukën pasi e mori pushtetin

Sot 10 vite prej vdekjes së Astrit Deharit, aktivist asokohe i Lëvizjes Vetëvendosje, vrasja e tij ende vazhdon të mbetet mister, transmeton Gazeta Metro.


Në 10-vjetorin e vdekjes së Astrit Deharit, zyrtarë të lartë shtetërorë, familjarë dhe qytetarë kanë bërë homazhe pranë varrit të tij, duke përkujtuar aktivistin e Lëvizjes Vetëvendosje, vdekja e të cilit ende nuk është zbardhur plotësisht.

“10 vjet më vonë ne nuk e dimë emrin e vrasësit të Astritit”, ka deklaruar Kurti.

Kreu i Qeverisë është kthyer te ngjarjet e 5 nëntorit 2016, kur Dehari vdiq në Qendrën e Paraburgimit në Prizren, ndërsa ka drejtuar kritika ndaj institucioneve të drejtësisë për mënyrën se si është trajtuar rasti ndër vite.

“Pesë prokuror janë ndërruar përgjatë rastit dhe qysh në orët e para pas mbytjes së tij të shtunën e 5 nëntorit 2016, u patën nxituar institucionet përgjegjëse të sigurisë e të drejtësisë asokohe që të japin konstatime para hetimeve, kjo e rëndojë shumë situatën dhe kjo situatë e rënduar vazhdon edhe sot e kësaj dite, përderisa askush nuk është akuzuar, nuk është arrestuar e nuk është gjykuar e dënuar për mbytjen e Astritit”, ka thënë Kurti./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë