Loading…

10 vjet nga lansimi i albumit “21” të Adele

  • 25/01/2021 | 16:01

10 vjet nga lansimi i albumit “21” të Adele

Këngëtarja shumë e dashur për publikun, Adele, ka reflektuar mbi albumit të saj të dytë muzikor me titull “21”, dhjetë vjet pas lansimit të tij.


“Kurrë nuk e kisha menduar! Gëzuar dhjetë vjetorin miku im. Është çmenduri fakti sa pak më kujtohet nga kjo përvojë, dhe si ndihesha para një dekade. Por ju falënderojë të gjithëve nga brendësia e zemrës, që më keni pranuar në jetët tuaja dhe më keni lejuar të jem kolonë zanore e disa momenteve të rëndësishme për ju”, kishte shkruar Adele në Instagramin e saj.

Albumi i cili u publikua anembanë botës në janar të vitit 2011, e vulosi statusin e Adeles si këngëtarja më fitimprurëse në botë falë hiteve të tilla, si “Someone Like You” dhe “Rolling The Deep”.

Incizimi i kryesoi toplistat muzikore të albumeve më të mira në më shumë se 30 kontinente, dhe u shndërrua në albumin më të shitur në botë për vitin 2011 dhe 2012.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Adele (@adele)

“21” po ashtu vazhdon të jetë albumi i katërt më i shitur në historinë e muzikës, dhe albumi më i shitur i shekullit 21 në Britani të Madhe.

Ndërkohë adhuruesit e këngëtares së famshme, janë në pritje të lansimit të albumit të saj të ri, i cili vjen pas atij të vitit 2015, “25”.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë