Loading…

100 ditët e Kurtit: Varfëri, të pasur dhe skandale

  • Nga

  • ILIR GASHI

  • 01/07/2021 | 17:46

100 ditët e Kurtit: Varfëri, të pasur dhe skandale

Ky 100 ditësh e përkufizon qeverisjen Kurti si me më shumë kontradikta në një sistem pluralist! Nuk ka të ngjarë barazia sociale si koncept politik dhe qellim deri sa udhëheqësit e kësaj mendësie janë multimilionerë!


Shkruan Ilir Gashi

Ky 100 ditësh e përkufizon qeverisjen Kurti si me më shumë kontradikta në një sistem pluralist. Nuk ka të ngjarë barazia sociale si koncept politik dhe qellim deri sa udhëheqësit e kësaj mendësie janë multimilionerë. Nuk mundesh të promovosh barazi kur nepotizmi, klientelizmi dhe militantizmi janë bazë e qeverisjes Kurti në këto 100 ditë!

Makiazhi popullist në kohen e teknologjisë moderne hiqet akoma pa ardhur mbrëmja! Ndryshe, s’kishte pasur asnjë mundësi të dihet se të majtit e promovimit të barazisë sociale janë multimilionerët kapitalist!

E vetmja konsistencë e qeverisjes Kurti në këtë 100 ditësh është antiamerikanizmi jo si kundërshti administrative por si armiqësi ideologjike. Kurti ka problem ideologjik me Amerikën dhe s’ka të bëj me administratat që vijnë e shkojnë. Prandaj këtë e argumenton konsistenca e tij anti Amerikane që nga viti 1999.

Pastaj, përfaqësimi diplomatik i shtetit të Kosovës në këtë 100 ditësh, u përcoll me 100 skandale. Ministrja Schwarz në një shtet normal nuk do t’i priste 100 ditë! Prandaj, Qeveria Kurti po përballet me krizë të mbingarkesës dhe të kredibilitetit!

(Ilir Gashi është politikolog dhe këshilltar politik në PDK).

Më të fundit
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë