Loading…

“100 euro për çdo libër të lexuar”, nisma nga një kompani ndërtimi në Itali

  • 05/04/2021 | 12:30

“100 euro për çdo libër të lexuar”, nisma nga një kompani ndërtimi në Itali

Çdo ditë e më shumë, të rinjtë janë duke u larguar nga librat, ndërsa pjesën më të madhe të kohës po e kalojnë në rrjetet sociale.


Në këtë situatë të vështirë për librin, një nismë jashtëzakonisht për t’u vlerësuar vjen nga Italia, aq më tepër nga një kompani në sektorin e ndërtimit. “Për çdo libër të lexuar, ne do t’ju paguajmë 100 euro”, është nisma e cila ka marrë shumë vëmendje në shtetin fqinj.

Kompania “Vanoncini Edilizia Sostenibile S.p.A.” ka të punësuar rreth 80 punëtorë dhe kërkon nga ata që të angazhohen sa më shumë në lexim.

Ideja ishte e gjitha e Danilo Dadda, CEO-s së kompanisë, në fillim të këtij viti, ndërsa pati mbështetjen e të gjithë stafit të tij. “Unë lexoj dhe studioj shumë, por e di që shpesh lodhja, por në disa raste edhe një përtesë e vogël i mban njerëzit larg leximit”, është shprehur Dadda.

Klubi i Librit i “Vanoncini Edilizia Sostenibile S.p.A.” funksionon kështu: Punonjësi zgjedh një libër sipas dëshirës, nga romanet e Dostoevskij dhe Dumas. Pasi e lexon atë, ai bën prezantimin në një fletë, e cila i paraqitet drejtuesve që e shqyrtojnë gjatë dy takimeve mujore. Më tej, punonjësi paguhet me 100 euro për çdo libër të lexuar. / GazetaMetro

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë