Loading…

100 mijë dollarë ndihmë Amerikës: Mustafa i jep leksion Thaçit (Foto)

  • 03/09/2017 | 14:01

100 mijë dollarë ndihmë Amerikës: Mustafa i jep leksion Thaçit (Foto)

Presidenti Hashim Thaçi sot përmes Facebook’ut, i ka propozuar Qeverisë që të ndajë një ndihmë prej 100 mijë dollarëve për viktimat e përmbytjeve në Houston të SHBA’së, dhe kjo ka nxitur reagimin e kryeministrit në detyrë Isa Mustafa.


Kryeministri Mustafa, në reagimin e tij, poashtu të publikuar në Facebook, ka thënë se “Presidentët nuk komunikojnë me qeverinë me Facebook të dielën, por me akte zyrtare, shkruan gazetametro.net.

“Si Kryeministër e kam konsideruar të dhembshme dhe serioze fatin e viktimave dhe mbi një milion njerëzve të zhvendosur nga përmbytjet në Houston. Prandaj edhe ndihmën që mund ta japë Kosova. Për këto çështje presidentët nuk komunikojnë me qeverinë me facebook të dielen, por me akte zyrtare dhe duke respektuar legjimitetin e saj”, ka shkruar Mustafa, si përgjigje ndaj thirrjes së presidentit Thaçi.

Presidenti sot paradit i kishte bërë thirrje qeverisë që të ndajë 100 mijë dollarë ndihmë për familjet amerikane të prekura nga përmbytjet.

“Bashkë me qytetarët e Republikës së Kosovës, me shqetësim dhe dhimbje, kam përcjell zhvillimet në Hjuston pas reshjeve dhe përmbytjeve masive të shkaktuara nga uragani Harvey, të papara ndonjëherë. Ne, si shtet i ri, ende kemi probleme me varfërinë, por jemi popull solidar dhe që nuk harron kurrë ndihmën e popullit amerikan për Kosovën, kur ne ishim pllakosur nga vuajtjet e luftës në fund të shekullit të kaluar”.

“Prandaj, i bëj thirrje dhe kërkoj nga Qeveria e Republikës së Kosovës që sa më shpejt të marrë vendim për ndarjen e së paku 100.000 US$ në ndihmë të familjeve amerikane të prekura nga kjo katastrofë”, ka shkruar Thaçi, duke shtuar se është i vetdijshëm që kjo shumë është simbolike, por sipas tij, “Ne ndihmojmë me aq sa kemi, ashtu siç na e ka mësuar tradita e jonë shekullore”. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë