Loading…

100 mijë rrënjë kanabisi në Shkodër, pranga 15 personave dhe policit ‘spiun’

  • 28/02/2017 | 16:20

100 mijë rrënjë kanabisi në Shkodër, pranga 15 personave dhe policit ‘spiun’

16 persona u vunë në pranga në një super aksion të Policisë së Shkodrës, mes të cilëve dy kryepleq dhe një efektiv i Forcave Speciale. Pas një hetimi 10 mujor, prokuroria ka lëshuar 18 urdhër arrestet për personat e dyshuar si të përfshirë në kultivimin e lëndëve narkotike, ku 16 prej këtyre fletë-arresteve janë ekzekutuar nga policia.


Në periudha të ndryshme ky grup kriminal ka kultiviaur deri në rreth 100 mijë bimë kanabisi.

Dy kryepleqtë e Njësisë Administrative Pult, efektivi të Forcave Speciale dhe një numër personash të tjerë ishin të angazhuar në organizimin përpunimin dhe përgatitjen e lëndës narkotike. Dy kryepleqtë Dritan Lisaj dhe Gjin Lushi akuzohen për kultivim të lëndës narkotike dhe për shpërdorim detyre pasi duhej të raportonin për drogën e mbjellë në këtë njësi administrative.

Ndërkohë, Ardian Loci, efektiv i Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë, dyshohet se dekonspironte aksionet policore. Ky i dyshuar është ndaluar nga SHÇBA.

Të ndaluarit e tjerë janë kultivues të lëndës narkotike, kryesisht banorë të zonës, të cilët kanë shfrytëzuar parcelat e tyre për mbjelljen e bimës narkotike cannabis sattiva.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë