Sot janë bërë 103 vjet që nga botimi i parë në Boston i revistës “Yll’ i Mëngjezit” drejtuar nga Parashqevi Qiriazi, shkruan Gazeta Metro.
Më 15 janar 1917 doli numri i parë i kësaj reviste, e cila u botua dhe për katër vite të tjera. Revista fillimisht doli rregullisht dy herë në muaj, me 32 faqe, nga mesi i vitit të dytë filloi të dilte një herë në muaj, ndërsa vitin e tretë numrat u bënë edhe më të rrallë. Kështu p.sh. midis numrit 8 dhe 9 të volumit të tretë ka një hapësirë prej 9 muajsh. Përgjatë kësaj periudhe Parashqevia ishte delegate në Konferencën e Paqes në Paris. Revista doli në tri vite, u botuan 36 numra, në 3 volume. “Ylli” nuk u botua më kur Parashqevia u kthye në Shqipëri. Numri i fundit është i shtatorit të vitit 1920.
Tek ‘Ylli’ gjejmë të parashtruar ambicien për arsimin dhe shkollat në Shqipëri, përvijimin e identitetit kombëtar dhe pasionet për kulturën, librin, leximin, artet, studimin e historisë, kërkimin e literaturës.” (Nga libri “Parashqevi Qiriazi dhe viti i saj 1919”, Teuta Toska, f.287).
Në këtë link gjeni një panoramë të botimeve të revistës: http://instituti.org/pasqyra-e-lendes-se-botuar-te-yll-i-mengjesit/?fbclid=IwAR1a1PbWmvWoadPm8woR6Dq9-ROvpfiw5OCYVwRVrCKPXKBwUxkcCnA98Fs / GazetaMetro