Në ekspozitën ndërkombëtare në Turqi për nder të 8 marsit, artistja Valbona Karabaxhaku Dërdovski do ta përfaqësoj Kosovën me veprat e saj.
Këtë vitë Femin & Art me seli ne Trabzon të Turqisë organizon ekspozitë ndërkombëtare për nder të 8 marsit
Në ekspozitë do të marrin pjesë vetëm përfaqësuesit e degëve të Organizatës Femin & Art nga 27 shtete të botës ndër të cilat është edhe Kosova me përfaqësuesen e Femin & Art me seli në Prizren, piktoren Valbona Karabaxhaku Dërdovski. Ekspozita do të hapet me 8 mars në Trabzon të Turqisë, në galerinë e qendrës kulturore.
Valbona Karabaxhaku është artiste e cila solli artin aborigjin në Kosovë e cila në historinë e artit hyn në artin e poentilizmit. Së shpejti Valbona Karabaxhaku Dërdovski do të hap edhe ekspozitën e saj të tretë personale në Prishtinë, si dhe do të marr pjesë në një ekspozitë tjetër ndërkombëtare që do të organizohet në muajin qershor në Qipro.
Valbona Karabaxhaku Dërdovski është drejtoreshë e Femin & Art dega në Kosovë, me seli në Prizren që nga viti 2016 e cila po zhvillon aktivitetet e saj kulturore.
Ajo deri më tash ka marr pjesë në 5 ekspozita kolektive. /gazetametro.net