Oscar Fingal O’ Flahertie Wills Wilde, ka qenë një shkrimtar dhe poet anglezo-irlandez. Lindi në Dublin në vitin 1856 dhe vdiq në vitin 1900 në Paris.
Ndër veprat e tij janë: “Vera”, “Princi i lumtur dhe përralla të tjera”, “Shtëpia e Shegëve” dhe “Dukesha e Paduas”, etj.
Gazetametro.net ka përzgjedhur disa nga aforizmat më të mira të thënga nga ai:
1. Çdo shenjtor ka një të shkuar dhe çdo mëkatar ka një të ardhme.
2.Unë jam aq i zgjuar sa nganjëherë nuk e kuptoj një fjalë të vetme të asaj që jam duke thënë.
3. Dashuria ndaj vetes është fillimi i një romance të përjetshme.
4. Një vepër arti është rezultat unik i një temperamenti unik.
5. Fytyra e njeriut është autobiografia e tij. Fytyra e një gruaje është vepra e saj artistike.
6. Burrat martohen sepse ata janë të lodhur, gratë, sepse ato janë kurioze, të dyja janë të zhgënjyera.
7. Gjithçka popullore është e gabuar.
8. Kur perënditë dëshirojnë të ndëshkojnë, ato iu përgjigjen lutjeve tona.
9.Jeta është aq gjë e rëndësishme sa nuk mund të flitet ndonjëherë seriozisht për të.
10.Patriotizmi është virtyti i të egërve.
11. Unë ndonjëherë mendoj se Zoti në krijimin e njeriut disi e mbivlerësoi aftësinë e tij.