Loading…
11 arsyet pse duhet të hani speca të djegës
  • 10/02/2019 | 15:55

11 arsyet pse duhet të hani speca të djegës

Shumë njërëz janë  të fiksuar për speca djegës e i hanë shumë madje duke i bërë pjesë të të gjitha ushqimeve, mirëpo ka edhe shumë njërëz që i urrejnë specat djegës e madje nuk dëshirojnë asnjëherë t’i bëjnë pjësë të shujtave të tyre, transmeton Gazeta Metro

E vërteta është se specat djegës mund të bëjnë më shumë sesa thjesht ti jepni shije më të mirë ushqimit, kanë shumë veti shëruese dhe janë në dobi të shëndetit tonë për konsumim

Specat ndihmojnë për shumë lloj sëmundjesh, ne do ju sjellim disa nga përfitimet që më parë nuk e dinit se i merrnit nga specat djegës:

Lufton dhimbjet e kokës dhe infeksionet Speci është i pasur me vitaminë C, e cila mbron nga infeksionet. Gjithashtu, te speci gjendet në sasi të mëdha vitamina E, të cilës i atribuohet edhe vetia afrodiziake, që ka të bëjë me përmirësimin e funksioneve seksuale.

Mbron zemrën tuaj  Specat djegës mbrojnë nga sëmundjet kardiovaskulare, zvogëlojnë rrezikun e sulmit në zemër dhe goditjet në tru, dhe reduktojnë ndikimin negativ të kolesterolit të keq.

Ul presionin e gjakut  Është provuar shkencërisht se specat djegës ul presionin e gjakut dhe relakson enët e gjakut.

Parandalon kancerin Studimet kanë treguar se kapsaicina në speca pikant vret qelizat e kancerit. Kjo perime me erëza gjithashtu ndihmon luftën nga ftohjet dhe ndalon trashjen.

Ka veti antiinflamatore Speci ka veti antiinflamatore, madje rakomandohet në rastet e kollës. Ai lehtëson edhe dhimbjet reumatizmale. Për këtë mjafton zbutja e tij për një farë kohe në një sasi alkooli dhe aplikimi në vendin e dhimbjes.

Ndihmon në humbje peshe  Përveç kësaj ushqimi me erëza të çon në një reduktim të peshës trupore. Shija pikante e specit i detyrohet kapsaicinës, e cila gjithashtu favorizon tretjen, ndihmon trupin të djeg më shumë kalori.

Çliron nga zemërimi  Ushqimet pikante stimulojnë prodhimin e serotoninës, një hormon që i bën njerëzit të ndjehen mirë. Prandaj është e dobishme në luftimin e depresionit.

Përfitime të tjera nga konsumimi i specit është se, Ul inflamacionin, ju bën të ndjeni Lëkurë më të re, Shëron dhimbjet e syve, Ju bën më të fortë ndaj të nxehtit tropical.

Speci nuk këshillohet të konsumohet nga ata që vuajnë nga patologji si ulçera, gastroenteritet, cistitet, hepatitet, hemorroidet etj. Për fëmijët nën 12 vjeç, konsumi duhet të jetë i kufizuar, pasi aparati i tyre tretës është delikat. Gjithashtu për të shmangur shqetësimet, në sasi të kufizuara duhet të përdoret edhe nga gratë shtatzëna apo ato që ushqejnë fëmijët me gji./gazetametro.net

 

Më të fundit
...
  • 25/04/2019 | 23:54
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë