Loading…

11 milion euro për serbët e Veriut, Zemaj për deputetët e VV’së: Praktikantët të marrin në qafë

  • 06/05/2021 | 17:34

11 milion euro për serbët e Veriut, Zemaj për deputetët e VV’së: Praktikantët të marrin në qafë

Deputeti i LDK’së Armend Zemaj, ka kritikuar Qeverinë Kurti dhe deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje pasi votuan për pagimin e rrymës për serbët e Veriut, shkruan Gazeta Metro.


Zemaj, përmes një postimi në Facebook, tha se deputetët e kësaj Lëvizje janë ‘’prktikantë’’, dhe janë duke na marrë në qafë me hipokrizi.

Ai shtoi se dikur ata kishin thënë se nuk duhet paguar rrymën për ata që vrasin vëllezërit tanë në Veri.

‘’ Një herë mbetën vetëm në Kuvend, shikoje çka bëjnë. “Praktikantët” të marrin në qafë me hipokrizi’’, shkroi Zemaj.

Ky është postimi I plotë:

‘’ Një herë mbetën vetëm në Kuvend, shikoje çka bëjnë. “Praktikantët” të marrin në qafë me hipokrizi.

Ah mos ta harrojmë “pse me pague rrymën në veri për ata që na i vrasin vëllezërit”!

Popullistë të shndërruar në konformistë.’’/gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë