Loading…

11 vjeçari viktimë e qenve endacakë

  • 15/12/2016 | 21:47

11 vjeçari viktimë e qenve endacakë

Një fëmijë 11 vjeçar është sulmuar nga një grup qenësh endacakë te “Banesat e Bardha” në Bregun e Diellit, në kryeqytet, shkruan Gazeta Metro.


Ai ka pësuar lëndime dhe është dërguar për trajtim mjekësor.

Arta Hoxha, familjare e fëmiut në fjalë, ka treguar për gazetametro.net se kjo nuk është hera e parë që fëmijët, por edhe të rriturit, sulmohen nga qentë endacak.

“E kanë kafshuar djalin e vajzës së axhës tim. Shkolla është dy minuta prej banesës sonë. Unë edhe të gjithë të tjerët që jetojnë tek banesat e bardha edhe përreth jemi të detyruar që çdo ditë t’i përcjellim fëmijët deri në shkollë”, shprehet Arta.

Për Gazetën Metro, ajo shfaq mllefin e saj ndaj institucioneve që nuk kujdesen për qentë endacak, të cilët çdo ditë po kërcënojnë banorët e kësaj lagje.

“Por jo vetëm fëmijët janë të sulmuar nga qentë. Një ditë e kanë sulmuar edhe gruan e një kolegut tim. Unë vetë e kamë parë prej ballkonit tim një qytetar duke luftuar me qentë. E kishin rrethuar katër – pesë qenë”, thotë Arta./gazetametro.net

15571295_10209044816855632_1390676446_n

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë