Janë bërë 11 vjet qysh nga koha kur ndërroi jetë ish-presidenti i Serbisë dhe Republikës Federative të Jugosllavisë Slobodan Miloshevic, i cili njihet edhe si kasapi i Ballkanit.
Miloshevic akuzohej për krimet që kishte kryer në Kroaci, Bosnje e Hercegovinë dhe Kosovë, transmeton gazetametro.net.
Kujtojmë se Slobodan Miloshevic është arrestuar me 1 prill të vitit 2001, ndërsa po ashtu në këtë vit me 28 korrik, është depërtuar në Hagë. Kështu Milosevic u bë kreu i parë europian i shtetit që do të ndiqej penalisht për gjenocid dhe krime lufte.
Ai, vdiq me 11 Mars të vitit 2006 në njësi të paraburgimit të Tribunalit të Hagës.
Milosevic u raportua se vdiq nga gjendja e keqe shëndetësore. Raportohet po ashtu se katër muaj para vdekjes, Miloshevic ishte ekzaminuar nga specialistë nga disa shtete të ndryshme, dhe i sugjeruan të bëjë ekzaminime në institutin e njohur rus Bakuljev, por trupi Gjykues ia kishte refuzuar këtë kërkesë të mjekëve specialistë, transmeton Gazeta Metro.
Pas katër dite pasi që ndërroi jetë, trupi i tij u dërguar në Beograd dhe u ekspozuar në ndërtesën e muzeut “25 maj”.
Ai, u varros në oborrin e shtëpisë së tij me 18 mars në Pozharevac. Në po këtë vend u lind dhe u rrit.
Miloshevic u ngrit në pozitë në vitin 1987, kur ai u bë i njohur si zëdhënës për nacionalistët serbë në ish-Jugosllavi.
Erdhi në pushtet në vitin 1990 si president i Serbisë dhe në vitin 1997 u bë president i Jugosllavisë.
E mbajti këtë pozitë deri më 5 tetor 2000, moment ky kur u rrëzua nga opozita. /gazetametro.net