Loading…
12 ekspozita për 500 vjetorin e lindjes së Da Vinçit
  • 02/02/2019 | 10:34

12 ekspozita për 500 vjetorin e lindjes së Da Vinçit

Për ta shënuar 500 vjetorin e vdekjes së Leonardo Da Vincit, 144 punë të piktorit të madh botëror do të udhëtojnë nëpër Angli. Vizatimet dhe punët do të dalin prej Royal Collection në Londër, dhe kjo do të jetë mundësi e mirë për qytetarët të shohin për nga afër punën e Da Vincit, trasnmeton Gazeta Metro.


12 ekspozita do të hapen në 12 lokacione të ndryshme, prej Londrës e deri në Belfast, Sunderland e Bristol.

Organizatorët kanë treguar se rreth 34 milionë njerëz do ta kenë mundësinë të njoftohen me punën e Leonardos, sepse jetojnë afër galerive ku do të hapen ekspozitat.

Në këto lokacione do të hapen ekspozitat:

Ulster Museum, Belfast.
Birmingham Museum and Art Gallery.
Bristol Museum and Art Gallery.
National Museum Cardiff.
Derby Museum and Art Gallery.
Kelvingrove Art Gallery and Museum, Glasgow.
Leeds Art Gallery.
Walker Art Gallery, Liverpool.
Manchester Art Gallery.
Millennium Gallery, Sheffield.
Southampton City Art Gallery.
Sunderland Museums and Winter Gardens.

Da Vinci kishte interes në vizatim, pikturë, arkitekturë, shpikje, shkencë, muzikë, matematikë, gjeologji, astronomi, hartografi e histori, mes fushave tjera. Ai ka lindur në vitin 1452 në Itali./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë