Loading…

12 familje shqiptare janë kthyer në pronat e tyre në veri

  • 26/01/2017 | 16:10

12 familje shqiptare janë kthyer në pronat e tyre në veri

12 familje shqiptare po thuhet se janë kthyer në pronat e tyre në veri. Nënkryetari i komunës, Faruk Mujka, ka pritur shefen e DRC-së për Kosovë, Kristen Stec, e cila shoqërohej nga projekt-menaxherja e Zyrës së DRC-së në Mitrovicë, Jasmina Dalipoviq dhe bashkëpunëtorë të tjerë, ku është diskutuar çështja e kthimit të shqiptarëve në veri.


Në takim, ku ishin të pranishëm edhe drejtori i Drejtorisë së Urbanuizmit, Sami Zeka, drejtori i Drejtorisë së Arsimit, Skender Avdiu dhe drejtori i Drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport, Fidan Ademi, u bisedua për realizimin e projekteve të DRC-së në Mitrovicë dhe thellimin e bashkëpunimit të mëtutjeshëm.

Drejtoresha e DRC-së, zonja Stec, tha fillimisht se DRC-ja ka pas në vazhdimësi një bashkëpunim të mirë me komunën e Mitrovicës dhe se shpreson se ky bashkëpunim do të jetë i suksesshëm edhe në të ardhmen, për të shtuar se falë këtij bashkëpunimi edhe projektet e DRC-së, e që kryesisht kanë të bëjnë me përmirësimin e gjendjes së komunitetit rom, ashkali e egjiptas, janë realizuar me sukses.

“Aktualisht jemi duke realizuar projektin e SIDA-së për mbështetje të komunitetit ashkali, romë dhe egjiptas në Mitrovicë, pastaj jemi duke u përkujdesur për realizimin e Planit të Veprimit Lokal për integrimin e këtij komuniteti, ku DRC-ja dhe komuna e Mitrovicës po punojnë për mbështetjen e komunitetit ashkali, rom e egjiptas në zhvillim, arsim, edukim, etj.
Në vazhdim ajo shtoi se DRC është duke e realizuar me sukses edhe projektin për mbështetjen e kthimit të shqiptarëve në lagjet veriore të qytetit, ku deri tash në pronat e tyre janë kthyer 12 familje.

“Me mbështetjen e Ambasadës së Mbretërisë së Bashkuar në Prishtinë, deri tash kemi arritur që në veri të qytetit të kthejmë 12 familje shqiptare, që janë të vendosura të jetojnë në pronat e tyre, duke u ndihmuar atyre në meremetimin banesave, pastaj në mobilimin e banesave, pako ushqimore etj. Jemi duke i mbështetur edhe katër familje të tjera”, tha zonja Stec.

Ndërkaq, projekt-menaxherja e Zyrës së DRC në Mitrovicë, Jasmina Dalipoviq, tha se drejtoritë e komunës janë të njoftuara me nevojat e banorëve të komunitetit rom, shkali e egjiptas dhe presim që të na mbështesin në realizimin e projekteve, ashtu sikur që kanë bërë edhe deri tash.
“Për realizmin e projekteve i kemi të siguruar mjetet e nevojshme, kështu që mbështetja e komunës dhe drejtorive komunale mund të bëhet me praninë e përfaqësuesve në takimet e ndryshme deh trajtimin e problemeve që komuniteti ka në edukim e fusha të tjera”, tha ajo.

Nënkryetari Mujka, pasi falënderoi përfaqësuesit e DRC-së për kontributin e madh që po japin në mbështetje të qytetarëve të Mitrovicës, tha se komuna dhe drejtuesi e saj janë të gatshëm dhe kanë vullnetin e duhur për të ndihmuar në të gjitha projektet që DRC-ja i realizon, si dhe për të intensifikuar e zgjeruar bashkëpunimin e ndërsjellë.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë