Loading…

12 kandidatë në garë për drejtor të doganës

  • 28/01/2017 | 08:27

12 kandidatë në garë për drejtor të doganës

Në listën e ngushtë për drejtor të përgjithshëm të Doganës së Kosovës, janë 12 kandidatë. Nga këta tre prej tyre do t’i dërgohen Qeverisë, e cila më pastaj me një vendim do të bëjë të ditur përzgjedhësin.


“Kjo është lista e  ngushtë me emrat e kandidatëve të cilët janë intervistuar për Drejtor të Përgjithshëm të Doganës së Kosovë. Komisioni do të bëjë vlerësimin e kandidatëve dhe më pas do të dërgohen në Qeveri për përzgjedhjen finale të drejtori të ri të Doganës së Kosovës”, thuhet në përgjigjen zyrtare për KosovaPress të zyrës për informim të ministrisë së Financave.

Më poshtë janë emrat e kandidatëve që kanë hy në listën e ngushtë.

Lulzim Rafuna, Bahri Berisha, Ardian Jashari, Hamdi Hoxha, Bashkim Arifi, Shaqir Totaj, Kujtim Qafleshi, Bajram Rexha, Ruzhdi Zeqiri, Besim Curri, Valdete Krasniqi,  Bekim Mehmeti.

Procesi i përzgjedhjes së kandidatëve ka shkuar përmes Komisionit të britanik.

Ndryshe prej muajit shtator të vitit të kaluar dogana është pa drejtor dhe udhëhiqet nga ushtruesi i detyrës. /kp

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë