Loading…

12 kandidatë për deputet të akuzuar për korrupsion: Vetëvendosje ka dy në radhët e tyre, kaq kanë partitë e tjera

  • 18/01/2021 | 22:00

12 kandidatë për deputet të akuzuar për korrupsion: Vetëvendosje ka dy në radhët e tyre, kaq kanë partitë e tjera

Ehat Miftaraj nga Instituti i Kosovës për Drejtësi, ka bërë të ditur se sa prej kandidatëve për deputet nga listat e subjekteve politike të dorëzuara në KQZ, janë të akuzuar për korrupsion, shkruan Gazeta Metro.


Subjektet Politike në Kosovë po vazhdojnë të kandidojnë me persona që kanë akuza për korrupsion, përkundër premtimeve të tyre dhe retoriken e vazhdueshme se janë ata që do të luftojnë krimin dhe korrupsionin në Kosovë.

Për tu çuditur është Lëvizja Vetëvendosja, e cila sipas Miftaraj ka dy persona të akuzuar për korrupsion në listën e kandidatëve për deputet të Kosovës.

Ndërsa ky subjekt dhe lideri i saj në diskursin e tyre ka pasur vazhdimisht akuza ndaj qeveritarëve dhe atyre që kanë qenë në pushtet si kapës të shtetit.

Kampione e cila në listën e tyre të kandidatëve për deputet ka më se shumti me të akuzuar për korrupsion është Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, e cila po del t’i ketë katër në radhët e tyre.

Partia Demokratike e Kosovës del që t’i ketë tre persona të akuzuar për korrupsion nga radhët e listës për deputet që ka dorëzuar në KQZ.

Lista Serbe del t’i ketë dy persona të akuzuar për korrupsion në listën e kandidatëve për deputet.

Ndërsa, LDK del të ketë me së paku persona të akuzuar për korrupsion, sipas Miftarajt, kjo parti ka një të akuzuar në listën e kandidatëve për deputet.

Ehat MIftaraj, vjen nga IKD, që vazhdimisht boton raporte që dalin nga puna hulumtuese e monitoruese, natyra e të cilave shtrihet përgjatë gjithë spektrit të së drejtës./gazetametro.net

Postimi i plotë i Ehat MIftaraj:

Numri i kandidateve te propozuar ne listat e partive politike me te akuzuar per korrupsion:

AAK – 4
PDK -3
VV -2
LISTA Serbe -2
LDK -1
Lufta kunder korrupsionit!

Numri i kandidateve te propozuar ne listat e partive politike me te akuzuar per korrupsion:

AAK – 4
PDK -3
VV -2
LISTA Serbe -2
LDK -1

Lufta kunder korrupsionit!

Posted by Ehat Miftaraj on Monday, January 18, 2021

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë