Në përgjithësi rritja e fëmijëve nu është një gjë e lehtë, mirëpo kësaj radhe do të flasim veçmas për rritjen e vajzave.
Në vazhdim janë 12 këshilla që çdo nënë duhet ti ketë parasysh për rritjen e vajzës së tyre.
1. Ti këshilloni ato për menstruacione nuk është e thjështë, por është e domosdoshme
Nëna duhet të jenë të përgatitura kur vajzat e tyre të përballen me menstruacione. Është detyra e nënës që të jetë e hapur mbi atë se çka po ndodhë me trupin e bijës së tyre në adoleshencë.
2. Grimi i nënës, tashmë është edhe i vajzës
Me kalimin e kohës nëna duhet ti mësojë vajzës së saj për rëndësinë e grimit për kujdesin e fytyrës dhe shëndetit të saj. Në fillim grimi është veç një lojë më shumë për të, mirëpo pas disa viteve vajza juaj duhet të ketë të qartë kur, si dhe sa duhet ta përdorë atë.
Njerëzit përreth jush kanë një prirje që ‘’ti rrisin vajzat tuaja para kohe’’ dhe është detyra juaj që ju ti mbani ato vajza sa më shumë që të jetë e mundur. Varësisht nga mosha e bijës suaj, ju duhet të kujdeseni që ajo të ketë veshjen e duhur, të ketë telefon personal kur të ketë një moshë më të pranueshme, dhe kur apo si të përdorë grimin.
4. Përkrahni lidhjen e vajzës tuaj me babanë e saj
Ato padyshim që kanë nvojë për dashurinë e nënës. Mrëpo, dashuria e babait luan poashtu një rol të rëndësishëm në jetën e saj. Falë asaj dashurie ato do të kenë marrëdhënie më të mira me meshkuj në jetën e tyre, dhe do kenë më pak gjasë që të mashtrohen nga meshkujt.
5. Mësoni asaj rëndësinë që ka kursimi i parave
Kjo është një gjë e rëndësishme sepse nëse ato marrin një edukatë të mirë në këtë drejtim do të kenë edhe më shumë mundësi që asnjëherë të mos jenë të varura financiarisht nga dikush tjetër.
Ju do jeni shembull për të se si femrat duhet të trajtojnë trupin e tyre. Shprehuni mirë për trupin tuaj kur jeni afër bijave tuaja. Kështu ajo do mësohet të respektojë trupin e saj dhe mbi të gjitha të kujdeset për shëndetin e saj fizik.
Bota ka nevojë për më shumë femra të forta e të guximshme. Andaj, është e rëndësishme që përveç që ti tregoni asaj se ju do e ndihmoni atë, poashtu ta lëshoni situatën në dorën e saj shpesh herë.
Për vajzën tuaj është me rëndësi të kuptojë se ajo vlen më shumë se dukja e saj fizike. Prandaj, flisni me të edhe se sa e mençur apo e sjellshme është ajo.
Duhet të shfaqni kufinjtë tuaj ndaj mënyrës se si të tjerët ju trajtojnë, kshtu edhe ajo do të dijë të krijojë respekt për veten, dhe të ketë kufinjtë e saj.
Bëhuni një shembull i atillë që ajo të kultivojë dëshirën dhe gxumin që ti ndjekë ëndrrat dhe pasionet e saj në jetë.
Kur ajo të vijë për të ju treguar diçka, ju duhet të shfaqni vlerësim dhe besim ndaj fjalëve të saj. Kështu, ajo do ndjehet më e hapur dhe e sigurtë në veten e saj.
Duhet të keni bisedë të hapur me të mbi atë se çka është e pranueshme e çka jo në një lidhje./gazetametro.net