Loading…

12 vjeçari që u gjet i vdekur në Fushë Kosovë: Kishte shenja dhune në trup, që 2 ditë ishte zhdukur

  • 11/07/2019 | 23:40

12 vjeçari që u gjet i vdekur në Fushë Kosovë: Kishte shenja dhune në trup, që 2 ditë ishte zhdukur

12 vjeçari që u gjet i vdekur sot në Fushë-Kosovë raportohet se i përket komunitetit rom, ndërsa prokurori që po merret me rastin, ka thënë se viktima është gjetur me shenja dhune, shkruan Gazeta Metro.


Një fëmijë i moshës 12 vjeçare është gjetur pa shenja jete sot pasdite në Fushë Kosovë.

Ai i përket komunitetit rom, derisa prokurori që po merret me këtë rast i tha Klan Kosovës se tek viktima janë gjetur shenja dhune.

Ndërsa familjarët thonë që ai doli nga shtëpia dy ditë më parë.

Lajmin për Gazeta Metro e ka konfirmuar edhe zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

”Sot rreth orës 17:30 kemi pranuar informatën se në afërsi të një ndërtese, në rrugën Xhemajl Mustafa në Fushë Kosovë, ndodhet një person i shtrirë. Menjëherë ne vendin e ngjarjes kanë dale policia dhe ekipi mjekësor , i cili ka konstatuar vdekjen e viktimës mashkull (i mitur). Aktualisht hetuesit policor në koordinim me prokurorinë përkatese janë duke punuar për sqarimin e rrethanave të këtij rasti.”, ka thënë Ahmeti./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë