Loading…

12-vjeçarja e mbijetuar nga aksidenti në Koshare në gjendje të rëndë, flasin nga QKUK

  • 07/06/2021 | 18:33

12-vjeçarja e mbijetuar nga aksidenti në Koshare në gjendje të rëndë, flasin nga QKUK

Katër persona kanë mbetur të vdekur dhe tre të lënduar në aksidentin që ndodhi të dielën në fshatin Koshare. Nga të lënduarit, një 12-vjeçare është në gjendje të rëndë shëndetësore.


Këtë e ka konfirmuar doktoresha e Qendrës Emergjente të QKUK-së, Krenare Makolli.

“E kemi pacienten në gjendjen emergjente. Është në gjendje të rëndë. Vazhdon të jetë në frymëmarrje të asistuar, në respirator”, ka deklaruar Makolli për KlanKosova.

Ndryshe, të dielën në aksidentin që ndodhi në fshatin Koshare të Ferizajt, si pasojë e një aksidenti trafiku në mes dy veturave, kanë vdekur katër persona dhe kanë mbetur të lënduar tre të tjerë.

Policia ka arrestuar të dielën një person i cili dyshohet se ka shkaktuar aksidentin, ndërkaq sot gjatë ditës Prokuroria Themelore në Ferizaj ka bërë kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj tij.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë