Loading…

12 vjet në komë duke dëgjuar gjithçka: Fjalët e nënës e lënduan më së shumti

  • 27/12/2021 | 17:01

12 vjet në komë duke dëgjuar gjithçka: Fjalët e nënës e lënduan më së shumti

Martin Pistorius, nga Afrika e Jugut pas një aksidenti ra në gjendje kome për 12 vjet më rradhë. Gjatë kësaj kohe kur trupi i tij ishte i izoluar, i pafuqishëm dhe pa ndjenja shumë persona e vizitonin atë, në mesin e tyre sigurisht edhe familja, shkruan Gazeta Metro.


Të gjitha ato që vizitorët i thoshin Pistorius i dëgjonte por nuk nuk mund të fliste e as të lëvziste, dhe nga të gjithë fjalët që kishte dëgjuar ato të nënës së tij e kishin prekur më shumti.

12 vjet më vonë kur u zgjua afrikani tregoi se e kishte dëgjuar nënën e tij shumëherë duke thënë “Shpresoj që të vdesësh”, ndërsa arsyetimi i nënës ishte se kishte menduar se ai nuk dëgjon për shkak të gjendjes së rëndë.

Megjithatë, 39-vjeçari afrikan pas 12 vitesh në komë iu kthyer jetës normale, duke u martuar e kryer studimet. Pas studimeve për shkenca kompjuterike, Martin sot jeton në Angli ku ka edhe kompaninë e tij për web design.

Për jetën interesante të Martin Pistorius u shkrua edhe një libër me titull “Ghost Boy” (Djali Fantazëm)./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë