Loading…

13 plumba drejt tij, i riu me kokainë i ikë policisë para plagosjes në Tiranë

  • 01/08/2017 | 23:47

13 plumba drejt tij, i riu me kokainë i ikë policisë para plagosjes në Tiranë

Rreth një orë më parë në zonën e “Don Boskos” në Tiranë policia zhvilloi një operacion antidrogë ku mbeti i plagosur 27-vjeçari Bledar Peci.


Pasi “solli vërdallë” efektivët e policisë duke bërë manovra me makinën e tij tip “Citroen” në rrugët e kryeqytetit, i riu u neutralizua.

Atij iu sekuestrua një sasi lënde narkotike e dyshuar si kokainë në makinën e tij, në pjesën e këmbëve të pasagjerit. Pasi policia shtiu në ajër në mënyrë që të ndalonte automjetin, ai nuk është bindur dhe për pasojë policia ka qëlluar në gomat e automjetit dhe ai ka mbetur i plagosur. 27-vjeçari gjendet në spitalin e Traumës në Tiranë jashtë rrezikut për jetën.

Një banor i zonës ka dëshmuar për JOQ.al të gjithë skenën që pa nga ballkoni i tij.

Pershendetje, jam nje banor qe isha ne ballkon momentin qe arrestuan ate djalin tek “Don Bosko”.

Djali u fut me shpejtsi tek karburanti, se e ndiqte nje makine policie dhe nje fugon i shqiponjave, ai u rrotullua mbrapa magazinave te plerave dhe kur doli, policia e kishte rrethuar, ne ate moment ai i dha gaz makines, perplasi nje makin policie, dhe iku mbrapsht.

Policet qe ishin ne fugonin e shqiponjave zbriten dhe shtine rreth 13 here me arme drejt tij, ai ndaloi, kur kta hapen deren njeri prej tyre e goditi njeri prej policve. Aty e pash qe e nxorren pa ndjenja nga makina, por ne makin si gjeten asgje, ket di. Kishte makine qe kushtonte 200 mij lek, atij djalit i ran me grushta ne momentin qe perplasi makinen e tij me te policis, e nxorren te vdekur nga makina, se i ran me dorëz. Kjo ishte e gjitha, se isha lajv siper tyre,-deklaron dëshmitari, përcjell Gazeta Metro.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë