Loading…
14 thëniet më interesante të Albert Einstein
  • 09/01/2019 | 15:41

14 thëniet më interesante të Albert Einstein

Shkencëtari Albert Einsten njihet se la pas zbulime të rëndësishme për shkencën e fizikës, por jo vetëm kaq. Ai gjithashtu la pas edhe disa thënie interesante, transmeton Gazeta Metro.


Më poshtë i keni disa prej thënieve më inspiruese të këtij gjeniu, të cilat patjetër se do të ndikojnë mirë te ju.

– “Të pakët janë ata që i shohin sytë e tyre dhe i ndjejnë zemrat e tyre”

– “Imagjinata është më e rëndësishme sesa njohuritë. Njohuritë janë të kufizuara. Imagjinata e rrethon botën”

– “Përpiqu të mos bëhesh njeri i suksesit, por të bëhesh njeri i vlerave”

– “Çdo njeri është gjeni. Por, nëse e gjykoni një peshk nga aftësia e tij për t’u ngjitur në pemë, ai do ta jetojë tërë jetën duke besuar se është budalla”

– “Shikoni thellë në natyrë, dhe pastaj do të kuptoni çdo gjë më mirë”

– “Të gjitha religjionet, artet dhe shkencat janë degë të së njëjtës pemë”

– “Në mesin e vështirësive gjendet mundësia”

– “Një njeri që nuk ka gabuar kurrë, asnjëherë nuk ka provuar diçka të re”

– “Gjëja më e rëndësishme është të mos ndaleni së pyeturi. Kureshtja e ka arsyen e vet se përse ekziston”

-“Jeta është sikur biçikletë. Për ta mbajtur balancimin, ju duhet të lëvizni tërë kohën”

– “Në momentin që ndaleni së mësuari, ju filloni të vdisni”

– “Njerëzit e dobët hakmerren. Njerëzit e fortë falin. Njerëzit inteligjentë injorojnë”

– “Anija është gjithmonë e sigurt në breg, por nuk është ndërtuar për atë qëllim”

-“I flas çdo njeriu në të njëjtën mënyrë, qoftë nëse e mbledh bërllokun, qoftë nëse është dekan i fakultetit”.

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë