Loading…

14 vendet ku mund të udhëtoni pa vizë me pasaportë të Kosovës

  • 23/02/2021 | 08:25

14 vendet ku mund të udhëtoni pa vizë me pasaportë të Kosovës

Shtetet në të cilat Kosova ka drejtë të udhëtojë pa vize, vetëm me pasaportë, janë: Shqipëria, Mali i Zi, Maqedonia Veriore, Serbia, Gambia, Senegali, Ishujt Kuk, Mikronezia, Niue, Dominika, Haiti, Ishujt Shën Vinsent, Ekuadori dhe Turqia, transmeton Gazeta Metro.


Shumica prej vendeve ku qytetarët e Kosovës mund të udhëtojnë pa kërkuar viza, janë vende të vogla ose ishuj në Oqeani. Sipas Indeksit ‘Henley Passport’, e cila është një uebfaqe e specializuar e pasaportave, qytetarët e Kosovës mund të udhëtojnë pa viza me pasaportën e vendit të tyre në 14 shtete të tjera të botës.

Në Evropë, për qytetarët e Kosovës nuk kërkohet viza nëse udhëtojnë drejt shteteve fqinje të saj: Maqedonisë Veriore, Serbisë, Shqipërisë dhe Malit të Zi. Po ashtu qytetarët e Kosovës mund të udhëtojnë pa viza edhe në Turqi.

Ndërkaq, sipas raportit të ‘Henley Passport’, të publikuar ditë më parë, pa viza qytetarët e Kosovës mund të vizitojnë edhe shtetin e Amerikës Jugore, Ekuadorin. Në listë janë edhe shtete afrikane si Gambia e Senegali.

Por, janë edhe 27 shtete të tjera të botës ku qytetarët e Kosovës mund të udhëtojnë e më pas të marrin vizë; vizë e cila ka emërtimin si ‘vizë në mbërritje’, në afat prej 30 ditësh. Ndër këto vende janë Republika Islamike e Iranit, Togo, Jordani e Xhamajka.

Sipas ‘Henley Passport’, fuqia e pasaportës së Kosovës është e 100-ta në botë./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë