Loading…

14 vjeçari që u aksidentua për vdekje në Suharekë: Policia jep detajet e fundit

  • 03/01/2022 | 08:54

14 vjeçari që u aksidentua për vdekje në Suharekë: Policia jep detajet e fundit

Policia ka dhënë detaje në raportin 24 orësh për vetëaksidentin në Suharekë, ku mbeti i vdekur një 14 vjecar, shkruan Gazeta Metro.


Në raport thuhet se 14 vjecari kishte qenë duke e drejtuar veturën me targa vendore, dhe kishte shkaktuar vetëaksident, duke u rrokullisur me veturë.

Lëndime të rënda kishte marrë edhe pasagjeri i mitur që ishte me të, e që më pas u dërgua në Prizren për të marrë trajtim mjekësor.

Njësitë policore kanë dalur në vendngjarje bashkë me zjarrfikësit, prokurorin dhe ekipet mjekësore.

‘’ Fsh. Grikoc – Sallagrazhd, Suharekë 02.01.2022 – 16:20. Është raportuar se i dyshuari i mitur mashkull  kosovar derisa kishte qenë duke e drejtuar veturën me targa vendore, kishte shkaktuar vet-aksident duke u rrokullisur me veturë. Si pasojë e aksidentit lëndime vdekjeprurëse kishte pësuar viktima i mitur mashkull kosovar, kurse lëndime të rënda trupore kishte pësuar edhe pasagjeri i mitur mashkull  kosovar i cili është dërguar për tretman mjekësor në spitalin rajonal në Prizren. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante policore, zjarrfikësit, prokurori dhe ekipi mjekësor ku nga mjeku është konstatuar vdekja e viktimës. Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.’’/gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë