Loading…

14-vjeçarja hidhet nga kati i tretë i një ndërtese

  • 24/11/2016 | 15:36

14-vjeçarja hidhet nga kati i tretë i një ndërtese

Një 14-vjeçare është vetëhedhur nga kati i tretë i pallatit ku banon, por fatmirësisht ka shpëtuar.

Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 13:45 në rrugën e Dibrës përballë me ish-shkollën e Bashkuar, në Tiranë.

Policia sqaron zyrtarisht se e reja me inicialet K.B ka rënë në tarracën e katit të parë. Pas telefonatës të marrë, në vendin e ngjarjes kanë shkuar Shërbimet e Policisë së Komisariatit Numër 4 dhe së bashku me Urgjencën i kanë dhënë ndihmën e parë.

14-vjeçarja ndodhet në spital në QSUT, jashtë rrezikut për jetën, nën kujdesin e mjekëve.

“Grupi hetimor po vazhdon në vendin e ngjarjes për të zbardhur arsyen e këtij veprimi”, – thuhet në njoftimin zyrtar.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë